Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kërkoi të bëhej palë në gjyqin e Veliajt kundër Dados, ish-prokurori Deda: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai! I doli boja, a e ka bërë Magjistraturën?
Kronikë

Kërkoi të bëhej palë në gjyqin e Veliajt kundër Dados, ish-prokurori Deda: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai! I doli boja, a e ka bërë Magjistraturën?

• 25 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një kërkesë e ish-prokurorit Tom Deda për tu bërë pjesë në gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundër Ols Dados u rrëzua dje nga Administrativja. Deda pretendon se Dado është emëruar në vendin e tij, pasi ai u shkarkua nga detyra, dhe ngre pikëpyetje mbi plotësimin e kritereve ligjore për emërimin e tij si prokuror në vitin 2008.

Në një postim në Facebook, një ditë pas seancës në Administrative ish-prokurori i kërkon Dados të japë dorëheqjen dhe paralajmëron se do ta vazhdojë betejën ligjore.

Read more:Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

“Ne do ta vazhdojmë betejën dhe e vërteta do të dalë sheshit një ditë. Por ti nuk e bën dot këtë gjë, sepse ata që të bënë ty prokuror janë në poste të larta drejtuese edhe sot”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, ish-prokurori i drejton një sërë pyetjesh publike prokurorit të SPAK, duke i kërkuar të sqarojë nëse ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nëse ka ushtruar më parë funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore për periudhën e parashikuar nga ligji.

Read more:Nis gjyqi në Administrative për çështjen Dado-Veliaj, kryebashkiaku kërkon shpalljen të paligjshëm të dekretit për emërimin e prokurorit

“O Ols Dado, trego të vërtetën. A e ke kryer ti Shkollën e Magjistraturës? A ishe ti oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori për pesë vjet? Nëse përgjigjja është jo, si u bëre prokuror?”, vijon ai.

Një ditë më parë, Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për ligjshmërinë emërimit të Ols Dados si prokuror. Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim. Avokati i kryebashkiakut tha se çështja do të shkojë menjëherë në Apel.

Read more:VIDEO/ Po denonconte live për “News24” sjelljen e policisë ku u shoqërua, lirohet pas rreth 4 orësh aktivisti Edison Lika: Më i motivuar, Rama jepe dorëheqjen

Reagimi i plotë i ish-prokurorit Tom Deda:

Unë isha dje në një gjyq në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si pjesë e atij procesi ku Erion Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë absolute të dekretit të ish-Presidentit të Republikës për dekretimin e Ols Dados si prokuror në nëntor të vitit 2008. Gjithçka rrotullohej rreth faktit nëse Ols Dado, që sot është prokuror i SPAK-ut, i ka plotësuar kriteret për t’u emëruar prokuror ose jo. Në fakt, nuk i ka plotësuar, pasi ai është emëruar dhe dekretuar si prokuror nga profesioni i noterit, gjë që ligji nuk e ka parashikuar kurrë. Nejse, gjyqtari, një mjeran i quajtur Azbi Balliu, na e rrëzoi kërkesën.

Read more:Vendimi i Administratives për Dadon, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej! Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona, mohoi aksesin efektiv

Por unë, me këtë rast, ngre një problem madhor. Ore ti, Ols Dado, a ke një fije ndërgjegjeje? A ke pak moral? A je betuar ti t’i shërbesh ligjit dhe Kushtetutës? A do të thuash ti të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç së vërtetës? O Ols Dado, po oficerët e Byrosë së Hetimit janë të detyruar me ligj që të kalojnë edhe poligrafin, makinën e së vërtetës. Ti duhet të jesh akoma më i sinqertë dhe akoma më i ndershëm, sepse je drejtuesi i tyre. Ti ke kapur një post ku populli shqiptar, Europa dhe Amerika i kanë sytë dhe shpresat nga ti. Trego të vërtetën, o njeri. Ore, a e ke kryer ti Shkollën e Magjistraturës?

A ishe ti oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori për pesë vjet? Nëse përgjigjja është jo, ore, po si u bëre ti prokuror? Në çfarë mënyre? Apo pagove diçka, se s’të bën kush kot prokuror nga noter. A e di ti, zoti Dado, se në jetë ka pasur persona që kanë mashtruar njerëz apo institucione, duke u prezantuar si prokurorë? A e di ti se ata janë dënuar me burg?

Read more:Laboratori i heroinës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e Lartë, Apeli i Posaçëm dënon sërish me 6 vite e 8 muaj burg Orges Jahelezin

O ti, zoti Dado, ki guximin njerëzor, shqiptar dhe juridik dhe jep dorëheqjen, o njeri, se të kapën, mor burrë, se të doli boja. Por ki guximin të tregosh të vërtetën, sepse ti edhe pasqyron sistemin, o njeri, dhe i ul imazhin. Mos harro se, që të emëroheshe ti prokuror, është dashur të largohesha nga puna unë ose një prokuror tjetër. O ti, Ols Dado, ne do ta vazhdojmë betejën dhe e vërteta do të dalë sheshit një ditë. Por ti nuk e bën dot këtë gjë, sepse ata që të bënë ty prokuror janë në poste të larta drejtuese edhe sot.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur

Kronikë

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Tags: #Amerika #Burg #erion veliaj #Europa #Facebook #Gjykata #Gjykata Administrative #ols dado #tom deda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
  • Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
  • Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve (VIDEO)
  • U kap me 297 doza kokainë dhe heroinë, pranga 21-vjeçarit nga Shkozeti (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk e diskutojmë standardin që kemi fituar”/ Engert Pëllumbi kundërshton projektligjin e PS për pagat e magjistratëve: Është një tallje me vendimin e Kushtetueses
  • Meta u la në burg, Blushi: Proces farsë me kryeprokuror Ramën. Presidentit të PL s’i është gjendur 1 metër katror pronë e paligjshme
  • Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
  • Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 15 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 7 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve, në…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Ergys Kolaverit, i cili u shpall i pafajshëm në…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)

37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit një ditë më parë (më 14 shtator) në…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by