Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vendimi i Administratives për Dadon, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej! Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona, mohoi aksesin efektiv
Kronikë

Vendimi i Administratives për Dadon, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej! Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona, mohoi aksesin efektiv

• 24 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për çështjen e ngritur për emërimin e prokurorit Ols Dado. Sipas Veliajt, nuk ishte rrëzim i padisë, por moslejim i shqyrtimit të saj.

Ai thotë se gjykata refuzoi të shqyrtonte nëse Ols Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Kryetari i Tiranës shperhet se gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve dhe mohoi aksesin efektiv.

Për të, vendimi është absurd duke ngritur pyetjen se kush mund të legjitimohet si palë në proces veç tij, i cili është përgjuar dhe arrestuar nga prokurori Dado. Veliaj shprehet se vendimi vë në diskutim aftësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të ushtruar kontroll mbi veten.

Read more:U gjobit 50 miijë lekë për shkak të mungesës, reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur

Siç edhe avokati i tij u shpreh në fjalën për mediat, çështja do të vazhdojë. Veliaj thotë se “është më e madhe se ne” ndaj do të vijojë betejën me të gjitha mjetet ligjore.

Deklarata:

Të nderuar përfaqësues të medias,

Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës.

Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej.

Read more:Administrativja rrëzoi Velajn për Ols Dadon/ “Prokurori i emëruar në mënyrë të paligjshme”, Ndreca: Vendimi i pritshëm. Do të apelojmë, deri në fund!

Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë nuk kanë interes të ligjshëm të kërkojnë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror, i cili ka ndërhyrë drejtpërdrejt mbi të drejtat e tyre kushtetuese.

Po nëse nuk ka interes të ligjshëm personi ndaj të cilit janë ushtruar përgjime, kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi dhe kufizime të lirisë personale, atëherë kush e ka? Nëse nuk legjitimohet qytetari që pretendon se këto masa janë marrë nga një person pa atributet ligjore për t’i ushtruar ato, atëherë praktikisht nuk legjitimohet askush.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti! 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi

Logjika e këtij vendimi çon në pasoja absurde. Asnjë qytetar që ndalohet, kontrollohet, gjobitet, i hiqet prona apo arrestohet nga një person që paraqitet si funksionar shtetëror nuk mund t’i kërkojë gjykatës të verifikojë nëse ai kishte realisht atributet ligjore për ta ushtruar atë funksion.

Ky është, në thelb, mesazhi juridik i vendimit të sotëm. Sigurisht që ne e prisnim dhe e kishim paralajmëruar këtë rezultat.

Jemi të bindur se shmangia e shqyrtimit në themel ishte e vetmja mënyrë për të mos u përballur me pyetjen qendrore të këtij procesi: a është emëruar Olsi Dado në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës? Kjo është pyetja që gjykata refuzoi të dëgjojë dhe t’i përgjigjet.

Read more:Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

Ne sapo kemi përfunduar hapin e parë të kësaj beteje. Ajo që nisi si një çështje për ligjshmërinë e ushtrimit të funksionit të një prokurori, sot ka marrë përmasa shumë më të mëdha. Sot nuk është më në diskutim vetëm statusi i një funksionari publik. Në diskutim është aftësia e vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të pranuar kontroll edhe mbi veten. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve, nëse nuk pranon të njëjtat standarde kontrolli që ua imponon atyre edhe mbi veten.

Nuk mund të kërkosh respekt vetëm sepse mban mbi shpatulla një togë të zezë me xhufkë të kuqe. Autoriteti i drejtësisë buron nga legaliteti, por ruhet nga legjitimiteti moral dhe institucional që fitohet duke zbatuar të njëjtat standarde për të gjithë, pa përjashtim.

Read more:““Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku: Qeveria i çon medias Tatimet se News24 transmeton protestën

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore. Sepse kjo nuk është më vetëm çështja e një prokurori. Është çështja që do të tregojë se çfarë drejtësie ka zgjedhur të ndërtojë Republika e Shqipërisë: një drejtësi që pranon të kontrollojë edhe veten, apo një drejtësi që pretendon të jetë mbi çdo kontroll kushtetues.

Për ne, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është shumë më e rëndësishme se çdo proces individual.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Tags: #erion veliaj #Gjykata #Gjykata Administrative #jetë #Kontrolle #Mediat #ols dado #Prona

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE-Ministra e deputetë frikë nga vezët, skenari për të shmangur protestuesit. Do të kalojnë nga…
  • E hëna me mot të vranët, reshje në të gjithë territorin, stuhi e breshër në disa zona (VIDEO)
  • Sot seanca e fundit plenare, qytetarët rrethojnë Kuvendin: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit
  • Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike
  • “Protestojmë për klasat kolektive në zonat rurale, pasi ju shpopulluat fshatrat”/ Aktivistja: Jetojmë në varfëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, kanë rrethuar makinën e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by