Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Raporti zbulon sulmin sekret të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Iranit, Gjiri përballet me rrezikun e një lufte të gjerë rajonale
Botë

Raporti zbulon sulmin sekret të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Iranit, Gjiri përballet me rrezikun e një lufte të gjerë rajonale

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tensionet në Lindjen e Mesme po thellohen edhe më shumë, pasi raportime të reja sugjerojnë se Arabia Saudite ka ndërmarrë fshehurazi një sulm ushtarak ndaj Iranit gjatë konfliktit të fundit rajonal, duke rritur frikën për një përshkallëzim të drejtpërdrejtë mes vendeve të Gjirit dhe Teheranit.

Sipas raportimeve të publikuara nga The Wall Street Journal, Emiratet e Bashkuara Arabe dyshohet se goditën ishullin iranian Lazan pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit të 7 prillit, si hakmarrje për sulmet iraniane ndaj objekteve të tyre strategjike.

Ndërkohë, Kuwaiti njoftoi se ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike iraniane (IRGC), të cilët akuzohen se po planifikonin “sulme terroriste” në ishullin Bubiyan, pranë brigjeve kuvajtiane. Autoritetet kuvajtiane thirrën ambasadorin iranian për të protestuar zyrtarisht ndaj incidentit.

Read more:Tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE

Raportet kanë shtuar shqetësimet se Emiratet mund të bëhen objektiv i drejtpërdrejtë i Iranit nëse armëpushimi dështon dhe konflikti me Shtetet e Bashkuara rifillon. Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi se armëpushimi “varet në fije”, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor iranian.

Sipas Pentagonit, kostoja e luftës me Iranin ka arritur tashmë në afro 29 miliardë dollarë, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të ndikojnë rëndë tregjet globale të energjisë.

Read more:SHBA-ja ka përdorur armë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh në luftën me Iranin

Raporti thekson gjithashtu se Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar vazhdimisht nga raketa dhe dronë iranianë gjatë muajve të fundit, ndërsa Teherani ka akuzuar disa shtete të Gjirit se kanë lejuar përdorimin e hapësirës ajrore dhe bazave amerikane për operacione kundër Iranit.

Në këtë situatë, Arabia Saudite dhe Katari kanë shmangur përfshirjen direkte ushtarake, duke paralajmëruar se një luftë e hapur me Iranin do të sillte pasoja katastrofike për rajonin. Ish-ambasadori saudit në SHBA, Turki al-Faisal, deklaroi se një konflikt i plotë do të shkatërronte objektet energjetike të Gjirit dhe do të destabilizonte të gjithë rajonin.

Read more:Emiratet e Bashkuara Arabe kishin kryer fshehurazi sulme ndaj Iranit gjatë luftës, sulmuan rafinerinë e naftës

Ndërkohë, Pakistani, Turqia, Qatari dhe Arabia Saudite po afrohen diplomatikisht për të shmangur zgjerimin e luftës, ndërsa ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi se “ekspansionizmi izraelit mbetet kërcënimi kryesor për stabilitetin e rajonit”. Në të njëjtën kohë, Irani zhvilloi bisedime me Oman për administrimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Arabia saudite #Donald Trump #dronë #Emiratet e Bashkuara Arabe #Hakan fidan #Irani #Katari #Pakistani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
  • Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • VIDEO/ Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 3 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin