Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze, s’do lejojmë që Mesdheu të kthehet në teatër lufte
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze, s’do lejojmë që Mesdheu të kthehet në teatër lufte

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka deklaruar (për herë të parë zyrtarisht) se droni detar i mbushur me eksploziv i gjetur në brigjet e Lefkadës (për të cilin autoritetet thanë se mund të ishte nisur nga porti i Vlorës ose nga Libia), ishte ukrainas. Dendias e cilësoi praninë e tij në Mesdhe si “një çështje jashtëzakonisht serioze”.

Nga Brukseli, gjatë mbërritjes në Këshillin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Europian, ai bëri të ditur se informoi homologët e tij europianë, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes përmes një videokonference.

Read more:PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

“Do të kem mundësinë të informoj kolegët e mi, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, për të dhënat që lidhen me dronin që nxorëm nga deti në Greqi, mjetin detar pa pilot për të cilin tashmë jemi të sigurt se është ukrainas. E kuptoni se prania e këtij droni detar ndikon në lirinë e lundrimit, por edhe në sigurinë e lundrimit. Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze”, tha mes të tjerash Dendias.

Sipas informacioneve nga Brukseli, ministri ukrainas i Mbrojtjes nuk dha një përgjigje të menjëhershme, por u rezervua të hetojë çështjen dhe të rikthehet me sqarime.

Read more:Lufta/ Irani i propozon SHBA-së një plan prej 14 pikash, Trump: Ka mundësi të rifillojmë sulmet! Mediat: Teherani ul prodhimin e naftës

Droni detar u gjet disa ditë më parë pranë Lefkadës nga peshkatarë dhe më pas u tërhoq në portin e Vasilikit. Sipas ekspertëve grekë të sigurisë, bëhet fjalë për një mjet ushtarak të tipit “Magura V5”, i mbushur me rreth 100 kilogramë eksploziv, me aftësi për të goditur anije në sipërfaqe. Autoritetet greke po hetojnë gjithashtu nëse objektivi i tij mund të ishte një cisternë ruse që lëvizte në Mesdhe.

Një ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, foli për “një zhvillim shumë serioz”, duke paralajmëruar se Greqia nuk do të lejojë që Mesdheu të kthehet në teatër operacionesh ushtarake. Ai deklaroi se, sapo të përfundojë hetimi teknik nga Shtabi i Përgjithshëm, qeveria greke do të ndërmarrë “hapat e nevojshëm diplomatikë”.

Read more:Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndërkohë, opozita greke kërkon sqarime të plota nga qeveria në Parlament, duke pyetur se si është e mundur që një dron ushtarak me eksploziv të arrijë në Detin Jon pa u zbuluar më herët dhe nëse ekziston rreziku që konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë të transferohet pranë brigjeve greke.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Brigjet #Deti #Dron #dronë #greqi #Lefkada #Lufta në ukrainë #Mesdhe #Rusi #ukraine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua dhe PS, SHBA e BE do bënin Noc Rrokun – siç e bënë me qeveritë e mëparshme dhe vendet përreth
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by