Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Më 18 maj studentët do të protestojnë sërish në Shkup, kërkojnë respektim të plotë të gjuhës shqipe
Aktualitet

Më 18 maj studentët do të protestojnë sërish në Shkup, kërkojnë respektim të plotë të gjuhës shqipe

• 14 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 18 maj, studentët shqiptarë do të protestojnë sërish në qytetin e Shkupit.

Ndryshe nga protesta e parë e cila u bë me qëllimin e vetëm që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, tashmë ata thonë se do të protestojnë edhe për respektimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit.

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi apeloi për unitet të shoqërisë civile, profesorëve, studentëve dhe faktorëve politikë, duke theksuar se gjuha shqipe duhet t’i bashkojë qytetarët.

Read more:Berisha pranon dështimin e protestës: Duhet të angazhohemi më mirë! Rama nga frika na bllokoi marshimin

“Mesazhi fillimisht ishte i orientuar rreth një problemi teknik që kishte të bënte me përmirësimin e procesit të studimeve, por më pas u zbuluan shumë probleme të tjera dhe tani kjo është shndërruar në një protestë për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut. Edhe unë mendoj që të gjitha shtresat e shoqërisë civile, profesorët, nxënësit, faktorët politikë dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të bashkuar. Gjuha jonë duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Në fund të ditës, të gjithë të njëjtin hall e kemi”, tha Ademi.

Protesta do të mbahet të hënën, nga ora 16:30, ku protestuesit do të grumbullohen tek Ura e Gurit dhe më pas do të marshohet.

Read more:Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë, mungon edhe gjuha shqipe

Në përkrahje të protestës kanë dalë dhe shumë politikanë vendas nga opozita shqiptare, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se studentët duhet të bëjnë durim edhe pak sepse po punohet që ligjërisht të zgjidhet edhe problemi me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gjuha shqipe #Hristijan mickoski #Kosova #opozita #Protesta #proteste #Qeveria e maqedonisë së veriut #Shqiperia #Studentët e maqedonisë #Ura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin