Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shfuqizimi i tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve dhe rasti në UP, IKD mirëpret aktgjykimet:  Aktet nënligjore s’mund të krijojnë kompetenca dhe obligime që s’i lejon ligji
Aktualitet

Shfuqizimi i tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve dhe rasti në UP, IKD mirëpret aktgjykimet:  Aktet nënligjore s’mund të krijojnë kompetenca dhe obligime që s’i lejon ligji

• 14 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mirëpritur dy aktgjykimet e Gjykatës Supreme në rastet e iniciuara nga IKD për mbrojtjen e interesit publik.

Rasti i parë ka të bëjë me shfuqizimin e tarifës prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve, të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, rasti i dytë lidhet me shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik.

Read more:Raporti i IKD-së: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonshme

Në një konferencë për medie, hulumtuesja e lartë e IKD-së, Arrita Rezniqi tha se IKD ka arritur të përfaqësojë me sukses interesin publik në secilin rast të ngritur në Gjykatën Supreme për shfuqizimin e akteve nënligjore.

Lidhur me rastin e parë, Rezniqi tha se kanë kontestuar ligjshmërinë e dispozitave të Udhëzimit Administrativ për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore, pasi kanë vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë ligjore.

Ajo shtoi se qëndrimi i tyre në padi ka qenë i qarë, duke theksuar se asnjë akt nënligjor nuk mund të krijojë obligime të reja për qytetarët përtej asaj që përcakton ligji.

Read more:VKM/ Rritja e çmimit të naftës, qeveria subvencion 50 lekë/litër për transportin publik! Miratohen pullat e reja fiskale, shtohet gjurmimi

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Veç kësaj, Rezniqi theksoi se në padi kanë argumentuar se akti nënligjor duhet të ketë mbështetje të qartë në ligjin bazik dhe të mbetet brenda kufijve të tij si dhe, çdo tejkalim i këtyre kufijve përbën shkelje të parimit të legalitetit dhe hierarkisë së normave dhe cenon sigurinë juridike.

Ndërsa shoqërimi i pacientëve, sipas Rezniqit, nuk është zgjedhje e lirë, por buron nga kapacitetet e kufizuara të sistemit shëndetësor dhe shërben për plotësimin e nevojave bazike të pacientëve.

Read more:"Ndërhyrje në shtyllën kurrizore, nerva dhe palcë kurrizore", Klinika e Ortopedisë pajiset me mikroskop operativ për kirurgji spinale

Kurse, lidhur me rastin kundër Universitetit të Prishtinës për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk e ndalon Universitetin që ta mbrojë integritetin akademik.

Ai shtoi se UP-ja ka të drejtë të kontrollojë nëse publikimi në një revistë shkencore është i vërtetë dhe plotëson standardet e kërkuara. Por, sipas tij, këtë duhet ta bëjë me rregulla të qarta dhe me prova konkrete. Shala tha se nëse një person vepron sipas rregullave që vlejnë në atë kohë, ai nuk mund të penalizohet më vonë për ndryshime që nuk varen prej tij.

hulumtuesi i lartë i IKD-së, shtoi se ky rast është i rëndësishëm jo vetëm për Universitetin e Prishtinës por edhe për të gjitha institucionet publike pasi parimi është i njëjtë: institucionet duhet të veprojnë brenda ligjit. Rregulloret nuk mund të krijojnë kompetenca të reja që ligji nuk i lejon. Dhe askush nuk mund të trajtohet në mënyrë të padrejtë përmes rregullave të paqarta.

Read more:Komuna e Prishtinës hap tender 150 mijë euro për mirëmbajtjen e semaforëve

Shala tha se për IKD-në, ky vendim është sukses i rëndësishëm në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kontrollit gjyqësor ndaj akteve nënligjore.

Ai shtoi se institucionet duhet të mbrojnë cilësinë dhe integritetin, por këtë duhet ta bëjnë me ligj, me kritere të qarta dhe me procedurë të drejtë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Detyrim #euro #Gjykata supreme #Ikd #Ministria e shëndetësisë #padi #Prishtina #Shskuk #Up

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 12 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by