Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Non grata nga Britania e Madhe në fuqi, ambasadori britanik i shuan shpresat Berishës: Nuk është çështje politike, por ligjore
Aktualitet

Non grata nga Britania e Madhe në fuqi, ambasadori britanik i shuan shpresat Berishës: Nuk është çështje politike, por ligjore

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Statusi “non grata” i Sali Berisha në Mbretërinë e Bashkuar nuk është një vendim politik dhe mbetet në fuqi. Kështu u shpreh ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, gjatë një interviste televizive, duke sqaruar se është një çështje ligjore dhe se statusi aktual i saj mund të ndryshojë vetëm në rast të një sfide ligjore.

“Në Mbretërinë e Bashkuar një çështje e tillë nuk është politike, është një çështje ligjore. Pra, për sa më përket mua, vetëm nëqoftëse mund të ketë ndonjë sfidë ligjore, do të mbetet si e tillë”, deklaroi ambasadori britanik.

I pyetur nëse mund të ketë rishikime apo masa të ngjashme edhe për politikanë të tjerë shqiptarë, Abbott nuk dha një përgjigje të prerë.

“Është një pyetje që shpesh më bëhet dhe nuk e di çfarë përgjigje të jap”, tha ai.

Read more:Vilant Xhori: Të mjerët përballë Meremes, një zgjedhje pa zgjidhje

Gjatë intervistës, ambasadori britanik komentoi edhe rolin e opozitës në Shqipëri dhe raportet me Partinë Demokratike, duke i kujtuar rolin kyç që ka ajo dhe se bllokadat e saj nuk ndihmojnë.

“Opozita në Parlament dhe partitë opozitare kanë një rol kyç për të luajtur. Në sistemin tonë flasim për opozitën besnike. Opozita duhet të jetë aty për të sfiduar qeverinë, politikat e saj, dhe të sfiduar propozimet e qeverisë dhe ofrojë opsione dhe vendosur pikëpyetje. Sfida këtu shpesh herë është se opozita beson se është aty veç të bllokojë. Kjo nuk ndihmon. Ajo që Shqipëria ka nevojë është një opozitë që duhet të angazhohet dhe të ofrojë alternativa”, u shpreh Abbott.

Gjatë intervistës, Ambasadori pati kritika edhe për klimën politike në vend.

Read more:Ylli Pata: E vërteta e legjendës gjermane të bllokimit të BE

“Mendoj se shqetësimi im më i madh do të ishte që ndjesia ime është që shpeshherë klasa politike kapet me të kaluarën. Ata besojnë se politika mund të luhet sikundër ka qenë në të kaluarën. Vetë klasa politike është shumë e kapur në Shqipëri dhe që realiteti i botës ku jetojmë është që gjithnjë e më shumë problemet që na prekin janë përtej asaj çfarë ne shohim me sy”, tha Abbott.

Intervista e ambasadorit britanik vjen në një moment kur debati për raportet e politikës shqiptare me partnerët perëndimorë, çështjen e “non gratave” dhe të ardhmen e opozitës vijon të mbetet pjesë e fortë e diskutimit publik në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:01

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu: Non Grata ndaj Sali Berishës nuk është politike, por ligjore! Boll mashtruat demokratët

1778785312_AlesiaBalliu.JPG

Juristja Alesia Balliu (pretendente për të kandiduar për kryetare të PD-së, por e përjashtuar nga gara) ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, pas një deklarate ditën e sotme të ambasadorit të Brianisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott, në lidhje me shpalljen Non Grata të kryedemokratit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke cituar ambasadorin britanik i cili tha ‘non grata ndaj Berishës nuk është politike, por ligjore’, Balliu i kërkoi kryedemokratit që të mos mashtrojë më shqiptarët, me përalla se sanksionet do të hiqen.

Read more:Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Balliu ka shkruar gjithashtu se për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin dhe pasurinë.

Postimi i Balliut:

E morre vesh për “non gratën”, Berishë frikacaku?

Ambasadori britanik foli qartë: “non grata” e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër.

Read more:Abbott: Shumica e shqiptarëve në MB jetojnë normalisht, por ekziston edhe realiteti i krimit të organizuar

Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë. Ndërkohë demokratët humbin kohë, energji dhe opozita mbetet pa të ardhme.

Berisha pasurohet, demokratët varfërohen!

Demokratët e kanë kuptuar tashmë: halli i Berishës nuk është halli i tyre.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alesia Balliu #Alternativa #Ambasadori britanik #Britani e Madhe #Britania #Britania e madhe #Demokratët #Nicholas abbott #non grata #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jep dorëheqjen. Berisha e Rama tradhtar”/ Revolta e qytetarit: Kryeministri me bandën parlamentare e korin e zhabave s’lanë gjë pa thënë…Sot po i ‘dridhet toka’ në këmbë dhe kërkon besën…Protesta kundër sistemit
  • PS refuzoi kërkesën për shtyrjen e afatit të Territoriales, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë, paralajmëron: Shumë shpejt përgatitemi për…
  • “Belinda me 300 apartamente nuk preket!”/ Berisha: Prokurori vendosi të zbatojë ligjin, por u përball me egërsinë e Ramës, Lubi Ballukut dhe bandave të tyre
  • “SPAK të arrestojë edhe…”/ Qytetari në protestën kundër kryeministrit: Rama dhe Berisha të largohen dhe të përballen me drejtësinë, duhet hetim pasurie
  • “Atë nënën e morën korbat dhe sorrat dhe e përdhunuan”/ Berisha reagon ashpër ndaj Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 17 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të vjedhura, arrestohet argjendari në Lezhë! Sekuestrohen sendet e çmuara, vlera arrin në 300 mijë euro (EMRI+VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by