Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Printeri njerëzor", kjo është gruaja që qëndron pas postimeve të jashtëzakonshme të Trumpit
Aktualitet

"Printeri njerëzor", kjo është gruaja që qëndron pas postimeve të jashtëzakonshme të Trumpit

• 15 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asistentja shumëvjeçare e Donald Trumpit, Natalie Harp, e cila pretendon se presidenti amerikan i ka shpëtuar jetën, është një punonjëse kyçe e Shtëpisë së Bardhë që e ndihmon me postimet në rrjetin Truth Social.

Sipas Wall Street Journal, Harp mbledh “screenshot” nga rrjetet sociale ku lavdërohet Trumpi, mbështeten teori konspirative ose kritikohen kundërshtarët e tij, dhe ia jep ato të printuara presidentit për miratim.

Pas aprovimit, ajo i publikon në llogarinë e Trumpit, shpesh jashtë orarit të punës, gjatë natës ose fundjavave. Thuhet se edhe vetë Trump ndonjëherë poston drejtpërdrejt në profilin e tij, shkruan The Independent.

Së fundmi, Trump është përballur me kritika për postime kontroverse, përfshirë një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku paraqitej si Jezu Krishti dhe një video me përmbajtje raciste që përfshinte Barack dhe Michelle Obama.

Read more:“Kina nuk është dakord për militarizim në Hormuz”, Rubio: Trump dhe Xi Jinping folën për luftën me Iranin

Sipas raportimeve, Harp ka qenë e përfshirë në publikimin e disa prej këtyre përmbajtjeve.

Shtëpia e Bardhë ka fajësuar një punonjës të paidentifikuar për disa postime problematike, ndërsa zyrtarët theksojnë se Trump kontrollon personalisht përmbajtjen që publikohet në Truth Social.

Harp punon me Trumpin që nga viti 2022 dhe më parë u bë e njohur pasi foli në Konventën Republikane të vitit 2020, ku pretendoi se një politikë e tij i kishte shpëtuar jetën, gjë që më vonë u vu në dyshim nga ekspertët.

Read more:Takimi me Trump, Xi: “Ringjallja e Madhe e Kinës” dhe “MAGA” mund të ecin dorë për dore

Ajo është përshkruar nga mediat si një asistente jashtëzakonisht besnike, e cila pas zgjedhjeve të vitit 2020 e ndiqte Trumpin kudo dhe i sillte artikuj dhe materiale të printuara për t’ia ngritur humorin.

Sipas raportimeve, ajo i referohet Trumpit si “Mbrojtësi dhe Kujdestari i saj”, duke i dërguar letra me tone shumë personale mirënjohjeje dhe admirimi, gjë që ka shkaktuar edhe habi brenda rrethit të tij. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Jezu krishti #Mediat #Natalie harp #Presidenti #Rrjetet sociale #Shba #Shtepia #Shtëpia e bardhë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)
  • I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)
  • Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by