Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Kina nuk është dakord për militarizim në Hormuz”, Rubio: Trump dhe Xi Jinping folën për luftën me Iranin
Botë

“Kina nuk është dakord për militarizim në Hormuz”, Rubio: Trump dhe Xi Jinping folën për luftën me Iranin

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ngriti çështjen e Iranit me presidentin kinez Xi Jinping, por “ai nuk u kërkoi asgjë”, tha të enjten Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

“Ne nuk po kërkojmë ndihmën e Kinës. Nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre”,tha Rubio në një intervistë me NBC Neës në Pekin.

“E ngritëm çështjen për ta sqaruar se cili është qëndrimi ynë dhe për ta bërë të qartë që ata ta kuptojnë, sepse është logjike. Do të flasim për këtë, duke pasur parasysh sa dominuese është kjo çështje”, tha diplomati më i lartë amerikan, duke përsëritur se qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

Read more:Perez sqaron për herë të parë të vërtetën mbi shkarkimin e Xabi Alonsos

I pyetur nëse Kina pajtohet me këtë qëndrim, Rubio tha se kinezët përsëritën qëndrimin e tyre të mëparshëm. Irani është nënshkrues i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, “dhe për këtë arsye ata nuk duhet të kenë një armë bërthamore”.

“Ata e përsëritën këtë pikë përsëri sot, ndoshta jo aq me forcë sa po e them unë, por sigurisht që e kanë përsëritur këtë në të kaluarën”, tha ai. Rubio shtoi se asnjë vend nuk dëshiron ta shohë Iranin të ketë një armë bërthamore, por se SHBA-të “po përpiqen të bëjnë diçka në lidhje me këtë”.

Read more:Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator: Presim me padurim takimin

“Mendoj se kinezët thjesht përsëritën qëndrimin e tyre në të kaluarën, që është se nuk duan t’i shohin ata të kenë një armë bërthamore. Rusët do të thoshin të njëjtën gjë”,tha ai.

Rubio tha se të dy vendet bien dakord që Ngushtica e Hormuzit nuk duhet të militarizohet, duke shtuar se, “është mirë që kemi aleancë, ose të paktën marrëveshje, për këtë pikë”.

Read more:Vance thotë se SHBA-të po "bëjnë përparim" në negociatat me Iranin

“Ishte e rëndësishme, sepse pala kineze tha se nuk është në favor të militarizimit të Ngushticës së Hormuzit dhe nuk është në favor të një sistemi taksor, dhe ky është qëndrimi ynë”,tha ai.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Armë #Donald Trump #Irani #Kina #Marco rubio #Ngushtica e hormuzit #pekin #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
  • Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn! 6.8 vite ish-efektivit të RENEA-s
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by