Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ryshfet nga krimi për të lejuar beach-bar pa leje, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Lidhja me pronën e Isuf Jacajt që në 2025-ën u ekzekutua me tritol dhe roli i bandës së Kamzës
Aktualitet

Ryshfet nga krimi për të lejuar beach-bar pa leje, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Lidhja me pronën e Isuf Jacajt që në 2025-ën u ekzekutua me tritol dhe roli i bandës së Kamzës

• 16 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Një ndërtim pa leje në buzë të detit, për një stacion plazhi me beach bar, çoi në shkrirjen e Policisë së Sarandës. Shefi i komisariatit, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan nga butë pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar këtë ndërtim pa leje, pas të cilit dyshohet se fshihet se një bandë kriminale me bazë në Kamëz.

Kjo bandë, dyshohet se i ka dhënë ryshfete të të majme te drejtuesit të policisë lokale që të lejonin ndërtimin pa leje të këtij stacioni plazhi të ndodhur në lagjen numër 1 në Sarandë, ose në zonën e njohur si kanali i Çukës. Këtë pronë dyshohet se synonte edhe Isuf Jacaj, i ekzkeutuar me tritol në 2025-ën, por që i është marrë me dhunë nga ky grup kriminal. Këta të fundit, biznesin dyshohet ta kenë vënë në emër të Arjola Dhrami Bajo prej 2022-shit, e cila është e shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.

Pas kësaj ngjarje, dyshohet se lidhet me një seri krimesh që kanë tronditur qytetin bregdetar muajt e fundit. Mes tyre edhe ekzekutimi i Jacajt, një tentativë për t’i vrarë të birin me tritol dhe një tjetër konflikt me armë i djalit, Klaus Jaçaj, pas një sherri për tokën në bregdet me 2 të rinj nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lami.

I gjithë ky aksion nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për ndërtimin pa leje të beach-baritnë lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ishte kryepolici Skënder Hita që njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, vijuan veprimet për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

AMP bëri ndalimin e shefit të Komisariatit dhe 3 inspektorëve, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast, por edhe të tjera. Pas aksionit, Hita i ka pezulluar nga detyra katër punonjësit dhe ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

Po ashtu, Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Read more:Favorizuan ndërtimin pa leje të lidhur me krimin, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Prona e Isuf Jacajt u mor nga banda e Kamzës, në 2025-ën u ekzekutua me tritol

EMRAT E POLICËVE TË NDALUAR
Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
Robert Çullaj, specialist zone
I PEZULLUAR NGA DETYRA
Shefi i e Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu

Foto si dukej Beach-Bari

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:49

Beach bari pa leje i bandave në Sarandë/ Shefi i komisariatit justifikon veten: Isha i zënë me vrasjen e një biznesmeni, s’kam pasur kohë të merrem me këtë

1778876489_gezimbashllari.jpg

Shefi i Komisariatit i Sarandës, tashmë i arrestuar, Gëzim Bashllari, përpara hetuesve të AMP-së ka deklaruar se ka qenë i zënë këtë javë me vrasjen në Sarandë, ndaj nuk ka pasur kohë të merret me ndërtimet pa leje, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Ora 14:17

Ndërtimet pa leje në Sarandë, ja cili është beach bari i famshëm që ka çuar në përplasje kriminale

‘CopaCabana Saranda’ është beach bar-i dhe stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës në Sarandë, pronë e cila ka çuar në shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së qytetit për shkak të ndërtimeve pa leje si dhe në përplasje kriminale.

Ky lokal rezulton të jetë në pronësi të Arjola Dhrami Bajos që prej 2022, ndërkohë që dyshohet se kjo pronë t’i përkiste dhe Isuf Jaçajt, i ekzekutuar me tritol në 2025-ën dhe se kjo tokë t’i jetë marrë me forcë nga një grup kriminal me bazë në Kamëz.

Ora 10:25

Saga e krimeve që fshihet pas ndërtimeve pa leje në Sarandë/ Prona ishte e Isuf Jaçajt, i ekzekutuar me tritol! Kupola e policisë mori ryshfet nga bandat

1759615212_isufjacaj.jpg

Isuf Jaçaj

Ndërtimi pa leje i zbuluar nga policia të enjten në Sarandë dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh kriminale që kanë tronditur qytetin muajt e fundit. Sipas burimeve pranë policisë për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.

Hetuesit dyshojnë se pas atentatit mund të qëndroj një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në episode të tjera kriminale në Sarandë. Në pronën që dyshohet se ishte marrë me forcë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar që synohej të vihej në funksion gjatë sezonit turistik.

Read more:eBay refuzon ofertën 56 miliardë dollarëshe të Game Stop

Për lejimin e ndërtimit, dyshohet se janë dhënë ryshfete ndaj drejtuesve lokalë të policisë. Për këtë çështje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe tre vartës të tij, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën korruptive që lejoi vijimin e punimeve.

Ora 10:10

Drejtuesit e policisë së Sarandës ‘njësh’ me krimin! Lamallari: Kush shkel ligjin ‘të heqë uniformën’

Për shkrirjen e komisariatit të Sarandës, nën dyshimet se drejtuesit kanë favorizuar ndërtime pa leje, përfshirë dyshimet se subjektet janë të lidhur me krimin, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, tha se në radhët e policisë nuk ka vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit e që bashkëpunon me element kriminalë.

Në reagimin e tij, Lamallari theksoi se në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit apo që tradhton besimin e qytetarëve.

“Në Policinë e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abuzon me detyrën apo bashkëpunon me elementë kriminalë. E përshëndes me respekt operacionin në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe vetë Policia e Shtetit, bashkëvepruan për të arrestuar drejtues e punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit.

Kjo provë vullneti për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga çdo element që cënon ligjin dhe besimin e publikut, nuk është e para dhe nuk do të jetë as e fundit. Në çdo rast abuzimi, që nga symbyllja përpara ndërtimeve pa leje deri tek kompromisi me elementët kriminalë, reagimi do të jete me zero tolerancë. Efektivët që tradhtojnë popullin dhe abuzojnë me detyrën, do të identifikohen, goditen dhe përballen me drejtësinë. Përgëzime dhe kurajo lidershipit të ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Policisë së Shtetit. Asnjë hap mbrapa”, shkroi Lamallari.

Lexo edhe
Aktualitet

Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Tags: #Ajdin Ismailaj #Aksion #Andi Duro #Arjola Dhrami Bajo #Blerim Tafçiu #Gezim Bashllari #Isuf Jacaj #Robert Çullaj #sarande #Vlore #Vrasja e Isuf Jacajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
Nga të njëjtat tag-e
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh,  5 milionë lekë gjobë për drejtuesin
  • Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
  • Zjarri në Vlorë/ Flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit hasin probleme nga terreni i vështirë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Wanted”, në kuadër të kapjes dhe ekstradimit të shtetasve shqiptarë…

• 2 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me sulmin rus që ndodhi…

• 32 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

GJKKO mori sot vendim mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës së sigurimit.…

• 32 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by