Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Favorizuan ndërtimin pa leje të lidhur me krimin, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Prona e Isuf Jacajt u mor nga banda e Kamzës, në 2025-ën u ekzekutua me tritol
Aktualitet

Favorizuan ndërtimin pa leje të lidhur me krimin, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Prona e Isuf Jacajt u mor nga banda e Kamzës, në 2025-ën u ekzekutua me tritol

• 16 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë, që çoi në shkrirjen e Policisë. Shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan nga butë pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe toleruar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil.

Dyshimet janë se efektivët kishin krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, si edhe dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje që ishin të lidhura me grupet kriminale në territorin e Sarandës.

I gjithë ky aksion nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ndërtimi pa leje, siç shihet në videon më poshtë, dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh kriminale që kanë tronditur qytetin muajt e fundit. Sipas burimeve pranë policisë, prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025. Hetuesit dyshojnë se pas atentatit mund të qëndrojë një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në episode të tjera kriminale në Sarandë.

Në pronën që dyshohet se ishte marrë me forcë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar që synohej të vihej në funksion gjatë sezonit turistik. Për lejimin e ndërtimit, dyshohet se janë dhënë ryshfete ndaj drejtuesve lokalë të policisë.

Read more:Ukraina i përgjigjet sulmeve ruse, godet me dronë rajonin Bielsko-Biala, një viktimë dhe 3 të plagosur

Ishte kryepolici Skënder Hita që njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, vijuan veprimet për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

AMP bëri ndalimin e shefit të Komisariatit dhe 3 inspektorëve, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast, por edhe të tjera. Pas aksionit, Hita i ka pezulluar nga detyra katër punonjësit dhe ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

Po ashtu, Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

EMRAT E POLICËVE TË NDALUAR
Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
Robert Çullaj, specialist zone
I PEZULLUAR NGA DETYRA
Shefi i e Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:25

Saga e krimeve që fshihet pas ndërtimeve pa leje në Sarandë/ Prona ishte e Isuf Jaçajt, i ekzekutuar me tritol! Kupola e policisë mori ryshfet nga bandat

1759615212_isufjacaj.jpg

Isuf Jaçaj

Ndërtimi pa leje i zbuluar nga policia të enjten në Sarandë dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh kriminale që kanë tronditur qytetin muajt e fundit. Sipas burimeve pranë policisë për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.

Read more:eBay refuzon ofertën 56 miliardë dollarëshe të Game Stop

Hetuesit dyshojnë se pas atentatit mund të qëndroj një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në episode të tjera kriminale në Sarandë. Në pronën që dyshohet se ishte marrë me forcë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar që synohej të vihej në funksion gjatë sezonit turistik.

Për lejimin e ndërtimit, dyshohet se janë dhënë ryshfete ndaj drejtuesve lokalë të policisë. Për këtë çështje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe tre vartës të tij, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën korruptive që lejoi vijimin e punimeve.

Ora 10:10

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Lamallari: Në Policinë e Shtetit s’ka vend për shkelës ligji e për bashkëpunëtorë të krimit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan drejtues dhe punonjës policie të dyshuar për bashkëpunim me elementë kriminalë dhe shpërdorim detyre.

Në reagimin e tij, Lamallari theksoi se në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit apo që tradhton besimin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Besfort Lamallarit

Në Policinë e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abuzon me detyrën apo bashkëpunon me elementë kriminalë.

Read more:Interpelenca për kafshët endacake/ Braçe kritika Ballës: S’më dikton dot se cili ministër duhet të më japë llogari! Duhet të ‘përballesha’ me Sallën, dhe jo Demon (VIDEO)

E përshëndes me respekt operacionin në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe vetë Policia e Shtetit, bashkëvepruan për të arrestuar drejtues e punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit.

Kjo provë vullneti për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga çdo element që cënon ligjin dhe besimin e publikut, nuk është e para dhe nuk do të jetë as e fundit.

Në çdo rast abuzimi, që nga symbyllja përpara ndërtimeve pa leje deri tek kompromisi me elementët kriminalë, reagimi do të jete me zero tolerancë. Efektivët që tradhtojnë popullin dhe abuzojnë me detyrën, do të identifikohen, goditen dhe përballen me drejtësinë.

Përgëzime dhe kurajo lidershipit të ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Policisë së Shtetit. Asnjë hap mbrapa!

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Ajdin Ismailaj #Aksion #Andi Duro #Besfort Lamallari #Blerim Tafçiu #Detyrë #Gezim Bashllari #Robert Çullaj #sarande #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh,  5 milionë lekë gjobë për drejtuesin
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
  • “Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike
  • Zjarri në Vlorë/ Flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit hasin probleme nga terreni i vështirë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 6 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by