Burime për Top News bëjnë me dije se grupi i punës Coela ka pasur dakordësi për kalimin e EUCP (drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së për grupkapitullin e parë), i cili shkon nesër në grupin e ambasadorëve (COREPER).
Konferenca ndërqeveritare pritet të mbahet më 26 maj, nëse çdo gjë shkon në rregull në grupin e ambasadorëve.
Por qëndrimi i shteteve anëtare, që janë të përfaqësuara edhe në nivelet e tjera vendimmarrëse të Këshillit, vihet re që në grupin Coela.




