Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. SpaceX publikon dokumentet për hyrjen në bursë, IPO-ja mund të thyejë rekordin botëror
Teknologji

SpaceX publikon dokumentet për hyrjen në bursë, IPO-ja mund të thyejë rekordin botëror

• 21 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SpaceX, kompania hapësinore e multimiliarderit Elon Musk, publikoi dokumentet për ofertën fillestare publike (IPO), duke zbuluar për herë të parë të dhëna financiare dhe detaje mbi një nga hyrjet në bursë që pritet të jetë ndër më të mëdhatë në histori.

Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC), kompania realizoi të ardhura prej 18.7 miliardë dollarësh gjatë vitit të kaluar, por e mbylli vitin 2025 me një humbje operative prej 2.6 miliardë dollarësh.

Humbjet lidhen kryesisht me investimet masive në inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e raketave të reja. SpaceX operon në disa sektorë, duke përfshirë lëshimet hapësinore, internetin satelitor Starlink, laboratorin e inteligjencës artificiale xAI dhe platformën sociale X.

Read more:Pentagoni nënshkruan kontrata me shtatë gjigantë të Al

Kompania kishte dorëzuar fillimisht një dosje konfidenciale në muajin prill, ndërsa versioni i publikuar tani sjell më shumë detaje për investitorët. SpaceX ka zgjedhur të listohet në bursën amerikane Nasdaq, ku aksionet e saj do të tregtohen me kodin “SPCX”.

Megjithëse kompania nuk ka bërë publik objektivin financiar të IPO-së, mediat ndërkombëtare raportojnë se ajo mund të kërkojë rreth 75 miliardë dollarë dhe të arrijë një vlerësim tregu deri në 1.75 trilion dollarë.

Read more:Fshati Doganaj në Ferizaj do mbete pa ujë për pjesën më të madhe të ditës

Nëse kjo realizohet, SpaceX mund të thyejë rekordin aktual për ofertën më të madhe publike në histori, të mbajtur nga Saudi Aramco, e cila mblodhi 25.6 miliardë dollarë në vitin 2019.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se Elon Musk do të ruajë kontrollin e kompanisë përmes një strukture të veçantë të të drejtave të votës. Edhe pse ai do të zotërojë rreth 42% të kapitalit të kompanisë, do të kontrollojë rreth 79% të votave të aksionarëve.

Read more:Bota me sytë nga Pekini, Trump dhe Xi diskutojnë Iranin, Tajvanin dhe tregtinë

SpaceX theksoi se kjo strukturë mund të përbëjë rrezik për investitorët, pasi Musk do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen strategjike dhe zgjedhjen e bordit drejtues.

Në dokumentet e publikuara, Musk përshkruan vizionin e tij për të ardhmen e tregtisë hapësinore, internetit satelitor dhe inteligjencës artificiale. “Ideja është të besojmë në të ardhmen dhe të mendojmë se ajo do të jetë më e mirë se e kaluara”, u shpreh ai.

Lexo edhe
Teknologji

“Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje

Teknologji

AI po prek xhepat e konsumatorëve, priten rritje çmimesh për smartfonët, kompjuterët dhe video-lojërat

Tags: #Elon musk #jetë #Kompania #Mediat #Spacex #Xai

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje
  • AI po prek xhepat e konsumatorëve, priten rritje çmimesh për smartfonët, kompjuterët dhe video-lojërat
  • 1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit publikohen në rrjetin e errët, hakerët kërkonin 2 milionë euro
  • Si e bëri Tim Cook Apple një nga kompanitë më të vlefshme në botë/ 15 vite sukses dhe sfidat e mëdha që i lë pas John Ternusit
  • Gjiganti britanik i makinave shkurton 4,000 vende pune, rreth 10% të fuqisë punëtore globale
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
  • Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)
  • “Pas hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur 30 vite”/ Revolta e protestueses: Zegjineja një vit deputete, del me apartament 250 mijë euro. Ku është drejtësia?
  • “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri
  • Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ Eugen Beci: SPAK duhet të verifikojë nëse ka të dhëna për trafik armësh nga qeveria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

“Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje

Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

AI po prek xhepat e konsumatorëve, priten rritje çmimesh për smartfonët, kompjuterët dhe video-lojërat

Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale po sjell pasoja të paparashikuara për konsumatorët. Rritja e kërkesës për çipa…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit publikohen në rrjetin e errët, hakerët kërkonin 2 milionë euro

Një grup hakerash ka publikuar në rrjetin e errët rreth 1.4 milionë skedarë të vjedhur nga qeveria e…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by