Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në arenën politike
Botë

Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në arenën politike

• 27 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në sfondin e Akropolit dhe nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli rikthimin e tij në arenën politike, duke prezantuar forcën e re që synon të sfidojë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e ardhshme.

Tsipras, që dha dorëheqjen nga partia Syriza vitin e kaluar, para një turme të madhe mbështetësish në sheshin e Thiseios, prezantoi programin dhe shtatë angazhimet themelore të partisë së tij të re.

Mesazhi i parë dhe ndoshta më karakteristik i programit kishte të bënte me një angazhim për një jetë me dinjitet, për mbrojtjen nga shtrenjtësia, për paga dinjitoze, mbështetjen e punëtorëve përballë arbitraritetit dhe abuzimeve të punëdhënësve, për përfshirje dhe barazi të plotë gjinore, për pjesëmarrje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara, për barazi dhe garantimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+, për një politikë ndryshe migracioni dhe ky fragment në tërësi pritet të jetë një nga më të debatuarit në skenën politike greke.

Read more:Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë

Aleksis Tsipras, lideri i ELAS: “Për një politikë migracioni që garanton njëkohësisht sigurinë e kufijve, pritjen humane dhe përfshirjen e barabartë të refugjatëve dhe emigrantëve në arsim dhe në tregun e punës.”

Në pikat e tjera, lideri i forcës së re politike greke premtoi forcimin e demokracisë dhe transparencës, një model të ri ekonomik me theks te prodhimi vendas dhe bujqësia, shtetin social me akses më të madh në shëndetësi, arsim dhe strehim, mbrojtje nga krizat energjetike dhe ndryshimet klimatike, si dhe investime në teknologji, siguri kibernetike dhe transformim digjital.

Read more:Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III

Në planin politik, Tsipras u përpoq të paraqitet si mbrojtës i shtresave të mesme dhe të dobëta, duke sulmuar pabarazitë sociale, varfërinë, kartelet dhe monopolet ekonomike. Në politikën e jashtme, ai kërkoi një Greqi me rol më aktiv diplomatik, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe iniciativa për paqe në rajon dhe më gjerë.

Në fund të aktivitetit, një vajzë e vogël i dorëzoi simbolikisht emrin e forcës së re politike: ELAS – Aleanca e Majtë Greke. Vetë Tsipras e prezantoi partinë e re si një bashkim të së majtës radikale, socialdemokracisë dhe ekologjisë politike, me synimin për të krijuar një shumicë të re progresiste në vend.

Read more:Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Rikthimi i Aleksis Tsipras vjen në një moment kur sondazhet e publikuara deri dje e rendisnin formacionin e ri politik në vendin e dytë, duke e kthyer menjëherë atë në protagonistin kryesor të opozitës dhe në sfiduesin më serioz të qeverisë greke për periudhën e vrullshme zgjedhore që po vjen.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Bujqësia #greqi #Investime #jetë #Kyriakos Mitsotakis #Ndryshimet klimatike #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!
  • LIVE- 71 ditë qëndresë, revoltë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës: Ju erdhi fundi
  • LIVE- “Rama në burg, Berisha në burg”/ 71 ditë revoltë kundër Ramës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
  • “Një vit më parë u sulmua, “News24” sot është e para në transmetimin e protestës”/ Genc Gjokutaj: Rroftë fjala e lirë dhe “News 24” si simbol i saj
  • Protesta e 71-të/ “Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero”, aktivisti Arben Kola: Kruja u dogj, 4 herë premtoi avionët. Rama i ka ditët e numëruara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by