Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Robert F. Kennedy Jr. kafshohet nga një gjarpër në Florida, videoja bëhet virale
Botë

Robert F. Kennedy Jr. kafshohet nga një gjarpër në Florida, videoja bëhet virale

• 27 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje të pazakontë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kapur me duar të zhveshura dy gjarpërinj në Florida.

Në videon 49-sekondëshe, Kennedy shihet duke mbajtur dy gjarpërinj të zinj, ndërsa bashkëshortja e tij, Cheryl Hines, dëgjohet duke i kërkuar të tregojë kujdes. Në një moment, njëri prej gjarpërinjve ngrihet papritur dhe duket se e kafshon në dorë, duke e detyruar Kennedyn të tërhiqet nga dhimbja.

Pamjet besohet se janë filmuar në rezidencën e Mehmet Oz në Palm Beach, Florida. Në postimin shoqërues, Kennedy shkroi me humor: “Cheryl udhëheq largimin e një çifti racistësh të zinj nga oborri i Dr. Oz”, duke iu referuar specieve të gjarprit “black racer”, një lloj johelmues shumë i zakonshëm në Florida.

Read more:“Gjuha shqipe, e drejtë themelore miratuar nga RMV”/ Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik

Sipas ekspertëve, gjarpërinjtë “southern black racer” janë të padëmshëm për njerëzit, por njihen për shpejtësinë dhe reagimet agresive kur ndihen të kërcënuar.

Videoja ka rikthyer vëmendjen mbi marrëdhëniet e çuditshme të Kennedyt me kafshët e egra, histori që prej vitesh kanë ngjallur debat dhe polemika në SHBA. Vetë Kennedy ka pranuar më herët se kishte hedhur trupin e një këlyshi ariu në Central Park, pasi fillimisht kishte planifikuar ta merrte për mish.

Në një tjetër episod të bërë publik së fundmi nga biografia “RFK Jr: The Fall and Rise”, thuhet se ai kishte gjymtuar trupin e një rakuni të gjetur të ngordhur në një autostradë të Nju Jorkut në vitin 2001. Autorja e librit, Isabel Vincent, citon shënimet personale të Kennedyt, ku ai përshkruante momentin kur po i priste organet kafshës së ngordhur.

Read more:“Alkatrazi i Aligatorëve”/ Qendra amerikane e paraburgimit drejt mbylljes pas një viti plot polemika, strehonte më shumë mbi 1400 emigrantë ilegalë

Cheryl cheerleads the removal of a pair of Black Racers from Dr Oz’s patio. pic.twitter.com/A0iiRzOeIF

— Robert F. Kennedy Jr (@RobertKennedyJr) May 26, 2026

Ndër episodet më të diskutueshme përmendet edhe pretendimi se Kennedy kishte prerë kokën e një balene të ngordhur me një sharrë elektrike dhe e kishte transportuar atë mbi çatinë e makinës së tij.

Read more:Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë

Polemikat janë shtuar edhe nga deklarata të tjera të pazakonta që lidhen me jetën personale dhe shëndetin e tij, përfshirë pretendimet se një pjesë e trurit të tij ishte dëmtuar nga një parazit.

Deri tani, Departamenti Amerikan i Shëndetësisë nuk ka dhënë koment zyrtar mbi videon e fundit, ndërsa një burim pranë Kennedyt është shprehur për mediat amerikane se ai “është mirë” pas incidentit me gjarpërinjtë.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Ariu #Central park #Florida #Gjarpërinjtë #Mediat #Rrjetet sociale #Shba #Virale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Artistët shkojnë vetëm në ballo me Ramën”/ Malkaj: Është ish-kryeminstër, vodhi edhe jetën e foshnjave pa lindur ende
  • Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Indiferenca, ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • “Kontrolli në banesën e nënës time me objekt politik”/ Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Çështja Meta-Kryemadhi për eliminim politik. Prokuroria pretendon…
  • “U arrestua teksa pilotonte avion personal, SPAK duhet t’i sekuestrojë”, Këlliçi nxjerr pamjet: Kompania “Fly Solution” e regjistruar nga Ermal Beqiri. Agjent i Edi Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 13 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 11 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by