Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Gjuha shqipe, e drejtë themelore miratuar nga RMV”/ Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik
Aktualitet

“Gjuha shqipe, e drejtë themelore miratuar nga RMV”/ Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik

• 20 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sa i përket protestës së studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e gjuhës shqipe.

Në reagimin publik, Ministria shkruan se gjuha shqipe është një e drejtë themelore e miratuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

Ajo shton gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë shkoi në Shkup ku u takua me studentët dhe thotë se jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike

Reagimi i plotë:

Është krejt e pavërtetë dhe për më së paku e padrejtë të tentohet të krijohet përshtypja sikur shteti shqiptar ka qenë indiferent ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë në Shkup. Përkundrazi, ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik.

Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe me zhvillimet në terren.

Read more:Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Vetë Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, i gjendur në Shkup, është takuar personalisht me studentët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre legjitime.

Institucionet shqiptare, as më parë e as në ketë rast, nuk kanë qëndruar pasive përballë kësaj situate.

Është e tepërt të kujtohet se përfaqësitë diplomatike janë pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësojnë zyrtarisht shtetin shqiptar, kudo në botë, përfshirë në Maqedoninë e Veriut.

Çdo angazhim diplomatik është angazhim i vetë shtetit shqiptar.

Read more:Sami Lushtaku nuk iu përgjigj Prokurorisë, Nura thotë se nuk ka ftesë zyrtare

Në mënyrë të veçantë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ai është shprehur se:

“Përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë.”

Po ashtu, ministri Hoxha ka vlerësuar qëndrimin e studentëve duke theksuar se:

“Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre.”

Read more:Gjuha shqipe sërish temë në Kuvend, Mickoski, Bexhetit: Njerëzit në shekullin 21 kanë shkuar në Mars, ju merreni me populizëm të imët

Njëkohësisht, duhet kuptuar se diplomacia ka kodet, format dhe mekanizmat e saj të komunikimit dhe veprimit. Jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike.

Shpesh, puna diplomatike zhvillohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta, komunikimeve institucionale dhe kanaleve zyrtare, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe efektive.

Kjo çështje kërkon përgjegjësi dhe seriozitet, jo deklarata politike për konsum mediatik.

Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe respektimi i gjuhës shqipe janë çështje që meritojnë unitet institucional dhe mbështetje reale, jo deformim të fakteve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #diplomacia #Ferit Hoxha #Gjuha #Gjuha shqipe #Kushtetuta #Ligji për përdorimin e gjuhëve #ministria e jashtme #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi sulmon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më
  • “Flamingot nuk u ngritën për të negociuar mbijetesën e një pushteti”/ Mesazhi që rrëzon thirrjen e Ramës, artisti: Besa nuk negociohet!
  • “Në mëngjes në punë, në darkë në shesh”/ Rama: Në protestë edhe punonjës të administratës, s’ishin pak…
  • Simbol i protestës para Kuvendit, aktivisti ndan videon e nënë Files dhe djalit të saj me autizëm: Po luftojmë për ju që nuk u përfillët nga institucionet mjekësore
  • “Kisha besuar se natyra është vepër e përfunduar, në Langaricë kuptova se kërkonte korrigjim”/ Pedagogu ironizon ndërtimet në zonat e mbrojtura, letër Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 20 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 11 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by