Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë
Aktualitet

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

• 7 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arritje e rëndësishme për letërsinë shqiptare në Konkursin Ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026

Dy autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Arteve Pamore “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026, i organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë.

Shkrimtari shqiptar nga Kosova, Lan Qyqalla, është nderuar me Çmimin e Dytë në seksionin e prozës së shkurtër për autorë që jetojnë jashtë Italisë, me tregimin “Femra që refuzoi të hesht”. Në dokumentin zyrtar të rezultateve, vepra figuron me titullin në gjuhën italiane “La donna che non accettò di tacere”, ndërsa autori paraqitet nga Prishtina, Kosovë.

Ndërkohë, në seksionin e poezisë për autorë që jetojnë jashtë Italisë, poeti nga Shqipëria, Nikollë Loka, nga Tirana, është nderuar me çmimin “Eccellenza Internazionale”, për poezinë “Non osate!”, që në shqip mund të përkthehet “Mos guxoni!”.

Read more:Besim Aliti emërohet kryesues i komisionit koordinues për EYOF Lignano Sabbiardoro 2027

Kjo arritje është një tjetër dëshmi se letërsia shqiptare vazhdon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e konkurseve ku vlerësimi mbështetet në kritere të qarta artistike, letrare dhe tematike. Në dokumentin zyrtar të konkursit theksohet se veprat janë shqyrtuar në mënyrë rreptësishtë anonime, me kopje të shënuara vetëm me titull, një element që i jep vlerësimit më shumë besueshmëri dhe peshë profesionale.

Vlerësim i veçantë i takon edhe përkthyeses, Valbonë Jakova, e cila ka përkthyer dhe përshtatur me kujdes tekstin nga gjuha shqipe në gjuhën italiane, duke mundësuar që krijimtaria shqipe të paraqitet sa më dinjitetshëm para jurisë ndërkombëtare.

Komisioni i Seksionit të Poezisë dhe Prozës përbëhej nga tetë anëtarë:

  1. Bartolomeo Smaldone, poet, shkrimtar, president i Shoqatës Kulturore “Spiragli”
  2. Read more:“Mes miqësisë, polemikave dhe nderimit”, letra e Qosjes për 90-vjetorin e Kadares

  3. Nunzia Binetti, poete, bashkëthemeluese e Komitetit “Dante Alighieri” në Barletta
  4. Bruno M. Daga, poet, president i Fondacionit Daga “Unitet në diversitet” dhe drejtor operativ për Evropën në International The News Agencia de Noticias
  5. Laura Pavia, poete, drejtoreshë e Departamentit të Letërsisë dhe Filozofisë në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
  6. Read more:Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

  7. Mauro Montacchiesi, shkrimtar, eseist, kritik letrar, themelues dhe president i International Academy of Rome
  8. Gilberto Vergoni, poet, drejtor i Departamentit të Shkencave Mjekësore, Sportive dhe Biologjike në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemelues i Akademisë
  9. M. Teresa Infante La Marca, shkrimtare, poete, drejtoreshë e Departamentit të Solidaritetit dhe Promovimit Social në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
  10. Marco Liguori, gazetar, publicist dhe eseist
  11. Read more:I akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Trump/ Zbardhet arsyeja që çoi 31-vjeçarin të hapte zjarr në darkën e presidentit amerikan me gazetarët: Lufta me Iranin

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të thelluar, të kryer në mënyrë anonime, Komisioni u mblodh më 20 prill 2026, për të analizuar vlerësimet e veprave të propozuara për çmime, në përputhje me rregullat e konkursit.

Duke qenë se të gjitha veprat e pranuara në gjykimin përfundimtar u konsideruan të vlefshme, Komisioni i vlerësoi punimet mbi bazën e disa kritereve, si: analiza tematike, cilësia letrare, origjinaliteti i përmbajtjes, fuqia dhe qartësia e mesazhit, struktura formale, stili, figurat letrare dhe emocionet që vepra përcjell te lexuesi.

Ky vlerësim përdy autorët shqiptarë në Bari të Italisë është një moment domethënës për krijimtarinë shqipe, sepse dëshmon se tema, ndjeshmëria artistike dhe fjala letrare shqipe mund të komunikojnë fuqishëm edhe përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Emocionet #Gjuha shqipe #Kosova #kosove #Lan qyqalla #Letërsia #Nikollë loka

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin