Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tentuan të manipulonin një divorc, dërgohen për gjykim avokatja dhe përkthyesi në Fier
Aktualitet

Tentuan të manipulonin një divorc, dërgohen për gjykim avokatja dhe përkthyesi në Fier

• 27 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka dërguar për gjykim një avokate dhe një përkthyese, të dyshuara për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë zbuluar se rasti lidhet me përdorimin dhe paraqitjen e dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara pranë Zyrës së Gjendjes Civile në Fier.

Sipas hetimeve, veprimet janë kryer në disa raste dhe përmes shërbimit postar, duke synuar dhënien e efekteve ligjore një vendimi gjyqësor të pavërtetë. Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar në garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të dokumentacionit zyrtar.

NJOFTIMI I PROKURORISE FIER – Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, nën akuzë për kryerjen e veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.857, të vitit 2025, rezultoi se më datë 29.05.2025, në Zyrën e Gjendjes Civile, Bashkia Fier, u dërgua, me anë të shërbimit postar një vendim gjyqësor i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i datës 12.02.2025 me kërkues F.H dhe objekt njohje dhe dhënien fuqi ligjore për zbatim në R.Sh të vendimit të Gjykatës në Greqi. Vendim i cili pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi i falsifikuar.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe adminsitrimit të provave rezultoi që dokumentat e dërguara me anë të shërbimit postar, ishin dërguar nga shtetaset A.K., dhe A.M., të cilat jo vetëm janë paraqitur disa herë në Zyrën e Gjendjes Civile për tu interesuar, por A.M., ka bërë përpjekje që me autoritetin e saj si njohëse e ligjeve të ndikojë në regjistrimin e tyre pranë gjendjes civile.

E pandehura A.K., në bashkëpunim me avokaten A.M., ka falsifikuar dhe përdorur të dy vendimet, si atë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ashtu edhe të gjykatës greke, në mënyrë që të realizohej shkurorëzimi i shtetasit F.H., nëpërmjet një vendimi të falsifikuar të një gjykate të huaj, duke sajuar edhe njohjen e atij vendimi në gjykatën shqiptare, me anë të vendimit të falsifikuar të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në mënyrë që më pas të lidhte martesën ligjore me shtetasin F.H me të cilin ishte dhe në një lidhje intime.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt të organeve të administratës publike, si dhe të personave privatë në lidhje me hartimin, administrimin dhe lëshimin e dokumenteve, ku përfshihen si aktet zyrtare ashtu edhe ato private.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 43 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Botë Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by