Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Tragjedi në Arizona/ Gruaja qëllon bashkëshortin dhe një shoqen e tij në një bar, më pas vret dy fëmijët dhe veten
Botë

Tragjedi në Arizona/ Gruaja qëllon bashkëshortin dhe një shoqen e tij në një bar, më pas vret dy fëmijët dhe veten

• 28 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Arizona të SHBA-së, ku një nënë 38-vjeçare dyshohet se qëlloi burrin e saj dhe një grua me të cilën ai ndodhej në një bar, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të vriste dy fëmijët e saj të vegjël dhe më pas veten.

Sipas New York Post, Andrea Clarice Davis, 38 vjeçe, shkoi në një bar ku ndodhej bashkëshorti i saj, Nolan Davis, 39 vjeç, së bashku me një grua 36-vjeçare. Ajo hapi zjarr ndaj tyre, ndërsa gruaja u plagos në pjesën e pasme të kokës teksa po hipte në automjetin e saj për t’u larguar nga vendngjarja.

Zëdhënësi i policisë, Jose Santiago, tha se pas të shtënave Andrea u kthye në shtëpi dhe i dërgoi bashkëshortit një mesazh ku e paralajmëronte se do t’u bënte keq fëmijëve të tyre. Sipas autoriteteve, ajo i dërgoi edhe një fotografi të njërit prej fëmijëve të mbuluar me gjak.

Read more:Burri nga Arizona gjen hardhucën e dytë më të madhe në botë duke notuar në pishinën e tij

Burri njoftoi menjëherë policinë, ndërsa oficerët që ndodheshin pranë barit u nisën drejt banesës së familjes në Phoenix. Kur hynë në shtëpi, ata gjetën trupat e pajetë të Andreas dhe dy fëmijëve të saj, Austin 10-vjeçar dhe Andolan 18-muajsh.

“Duke e ditur që ishte një situatë serioze, oficerët hynë menjëherë dhe panë këtë skenë të tmerrshme”, deklaroi Santiago.

Gruaja e plagosur në bar u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read more:Trump sulmon sërish Colbert pas mbylljes së “The Late Show”, shpërndan video me IA duke e hedhur moderatorin në koshin e plehrave

Policia nuk ka sqaruar ende natyrën e marrëdhënies mes Nolan Davis dhe gruas së plagosur, por konfirmoi se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin plotësisht motivet dhe dinamikën e tragjedisë.

Sipas shoqes së ngushtë të Andreas, Amy Bowers, 38-vjeçarja ishte e bindur se bashkëshorti po e tradhtonte me një kolege pune dhe kjo situatë e kishte rënduar emocionalisht prej kohësh.

Read more:‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

“Kjo marrëdhënie e tronditi shumë. Ajo kërkonte ndihmë nga të gjithë dhe ndihej e humbur”, tha Bowers, duke shtuar se Andrea ishte shumë e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve nëse bashkëshorti do ta linte.

Të shtënat në bar po hetohen nga polician e Glendale, ndërsa ngjarja tragjike në banesë po hetohet nga autoritetet e Phoenix.

Lexo edhe
Botë

Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

Botë

Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Tags: #Arizona #Fëmijët #Fotografi #New york #Phoenix #Policia #Shba #spital

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon
  • Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina
  • Robotët pushtojnë pasarelën në Seul! Ecin, kërcejnë dhe bëjnë boks në krah të njerëzve
  • Mbledhja e Trump nuk jep zgjidhje, presidenti largohet pa marrë vendim në lidhje me marrëveshjen me Iranin
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri
  • Udhëzimi për terapinë hormonale te të miturit, KMSH kundër: Shoqëria s’duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi në raport me natyrën njerëzore
  • SHBA “leksion” ndaj parave të pista, trajnim nga OPDAT për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
  • Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
  • Lufta ndaj krimit e pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksident me vdekje në Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe kubanez u takuan të premten pranë bazës detare të Guantanamos, në skajin…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Robotët pushtojnë pasarelën në Seul! Ecin, kërcejnë dhe bëjnë boks në krah të njerëzve

Një shfaqje spektakolare në Seul ka ofruar një pamje të së ardhmes, ku robotë humanoidë kanë zënë skenën…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by