Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Arrestohet ish-zyrtari i lartë i CIA-s, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij
Botë

Arrestohet ish-zyrtari i lartë i CIA-s, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij

• 29 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi agjentët e FBI-së zbuluan qindra shufra ari me vlerë mbi 40 milionë dollarë në shtëpinë e tij në Virxhinia.

Sipas dokumenteve të gjykatës, David Rush dyshohet se kishte bërë kërkesa të përsëritura ndaj qeverisë amerikane për të marrë sasi të mëdha ari dhe valutë të huaj për “shpenzime zyrtare”. Ai është akuzuar për përvetësim të fondeve publike.

Sipas “New York Times”, Rush deri vonë ka mbajtur një pozicion të lartë në CIA. Ai u arrestua dhe aktualisht mbahet në paraburgim deri në seancën dëgjimore që pritet të zhvillohet këtë javë, ndërsa avokati i tij nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin.

Read more:CIA në “luftë të fshehtë” me kartelet e drogës në Meksikë? Raporti tronditës zbulon operacione sekrete dhe atentate me bomba

Gjatë kontrollit të banesës së tij, agjentët federalë gjetën gjithashtu rreth 2 milionë dollarë cash dhe 35 orë luksoze, sipas BBC.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se Rush kishte akses në informacione tepër sekrete dhe ishte i autorizuar të menaxhonte materiale të klasifikuara. Ai akuzohet gjithashtu për deklarim të rremë mbi arsimin dhe shërbimin ushtarak gjatë aplikimeve për pozicione qeveritare, si dhe për përfitim të paligjshëm të pagesave dhe lejeve ushtarake me vlerë mijëra dollarë.

Read more:“Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë

Sipas hetimeve, Rush ka punuar si drejtues i lartë në një agjenci qeveritare në Virxhinia. FBI njoftoi se arrestimi u krye më 19 maj, pas një referimi nga vetë CIA.

Dokumentet e çështjes tregojnë gjithashtu se midis nëntorit 2025 dhe marsit 2026, ai i kishte kërkuar qeverisë amerikane “sasi të konsiderueshme valutash të huaja dhe dhjetëra miliona dollarë në shufra ari” për qëllime biznesi, të cilat më pas dyshohet se i ka marrë.

Read more:“Rrënjë të thella, duke shikuar drejt së ardhmes", Juventusi zbulon fanellën e re për sezonin 2026/27

Gjatë hetimit të brendshëm, CIA nuk ka arritur të gjejë gjurmë të shufrave të arit apo valutës së huaj që i ishin dhënë Rush-it. Autoritetet thanë se nuk ekzistojnë të dhëna të qarta që shpjegojnë fatin e këtyre fondeve.

FBI më pas kreu kontroll në shtëpinë e tij në Virxhinia më 18 maj, ku u sekuestruan rreth 303 shufra ari, secila me peshë rreth një kilogram, me një vlerë totale që kalon 40 milionë dollarë. Dokumentet nuk sqarojnë ende pse Rush i mbante këto pasuri në banesën e tij.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Ari #Bbc #Biznesi #Cia #FBI #New york #New York Times #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë, të japë dorëheqjen, ose…
  • Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 12 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin