Detyrimet fiskale në rritje dhe procedurat gjithnjë e më burokratike po krijojnë një barrë të konsiderueshme për subjektet e anijeve të peshkimit dhe atyre turistike në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston dhe vijimësinë e aktivitetit të tyre.
Këto shqetësime u ngritën gjatë takimit të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës me operatorët e sektorit të peshkimit dhe autoritetet përgjegjëse për licencimin, monitorimin dhe kontrollin e tyre, në kuadër të procesit të rinovimit të certifikatës së regjistrimit të mjeteve lundruese.
Read more:Peshkatarët e Durrësit kërkojnë subvencion për naftën: Krizë e fortë në peshkim, po falimentojmë
Në takim morën pjesë edhe operatorë të anijeve turistike nga Sarandë, të cilët ngritën shqetësimin për mbingarkesën me kosto të panevojshme.
Takimi u karakterizua nga debatet dhe shqetësimet konkrete të operatorëve, por pavarësisht kësaj, disa nga autoritetet përgjegjëse nuk morën pjesë në takim. Në këto rrethana, përfaqësuesit e Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe AKEP u kërkuan operatorëve që të gjitha ankesat dhe kërkesat e tyre për rishikim të detyrimeve fiskale t’i formalizojnë me shkrim dhe t’ua dërgojnë institucioneve përkatëse për shqyrtim.
Read more:Takimi me Trump, Xi: “Ringjallja e Madhe e Kinës” dhe “MAGA” mund të ecin dorë për dore
Takimi nxori në pah situatën e krijuar nga rritja e detyrimeve fiskale ndaj subjekteve që operojnë në peshkim dhe turizmin detar, si dhe nevojën për lehtësim të procedurave në një sektor që mbetet jetik për ekonominë dhe turizmin detar.



