Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Çështja e prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Çështja e prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

• 29 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çështja e bujshme e prishjes së një pallati nga tërmeti në Kombinat, u njoftua me masa për disa zyrtarë të bashkisë dhe IMT, por këtë të premte, Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm nga të gjitha akuzat, Aurel Boriçin.

Drejtori aktual në Drejtorinë e Medias dhe Komunikimit në Bashki, si dhe ish zyrtarët e tjerë Aurel Çuko dhe Eleana Guçe. Ata u gjetën të pafajshëm raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nga dhoma penale e Tiranës.

Një gazetar prej dy dekadash, Boriçi që drejtoi përkohësisht Emergjencat Civile në një nga kohërat më sfiduese në Bashki, atë pas tërmetit, u akuzua për abuzim me detyrën për prishjen pa vendim Këshilli, të një pallati në Kombinat, por faktet dhe procesi vërtetuan që Instituti i Ndërtimit kishte vendosur një gjë të tillë pas analizave dhe oponencës teknike.

Read more:Video/ Aeroplani përplaset me një pallat në Brazil, vdesin dy nga pesë personat në bord

Jo vetëm kaq, por zyrtarët zbatuan aktin normativ për një pallat ku tërmeti kishte sjellë viktima, që saktëson se nëse rindërtimi tejkalon 70% të kostos, ose nëse IN vendos që është i pabanueshëm, duhet të prishet. Boriçi dhe Çuko zbatuan ligjin, por Prokuroria kishte dyshime të tjera.

Të pafajshëm u shpallën dhe dy ish zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, ndërsa u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.

Read more:Hapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kryeministri Rama mbërrin për ceremoninë e inaugurimit

Gjykata nënvizoi se Prokuroria dështoi të provojë akuzat ndaj Boriçit dhe Çukos, e madje nuk respektoi asnjë nga vendimet hetuese për të cilat ishte urdhëruar më parë, në një çështje e cila ishte pushuar më parë, pikërisht sepse nuk ekzistonte vepra penale.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Burg #Gazetar #Gjykata #IMT #Pallat #Prokuroria #Tërmeti #Vepra penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk e diskutojmë standardin që kemi fituar”/ Engert Pëllumbi kundërshton projektligjin e PS për pagat e magjistratëve: Është një tallje me vendimin e Kushtetueses
  • Meta u la në burg, Blushi: Proces farsë me kryeprokuror Ramën. Presidentit të PL s’i është gjendur 1 metër katror pronë e paligjshme
  • Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
  • Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 15 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 7 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by