Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Udhëzuesi për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?
Aktualitet

Udhëzuesi për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

• 29 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagoi lidhur me udhëzuesin e “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një deklarate, Këshilli Ndërfetar shpreh shqetësim për mënyrën e miratimit të udhëzuesit dhe kërkon më shumë transparencë institucionale, konsultim profesional dhe debat publik për një çështje që, sipas tij, ka ndikim të gjerë shoqëror, etik dhe mjekësor.

Sipas deklaratës, çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja të mundshme afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje.

Këshilli Ndërfetar i kërkon institucioneve përgjegjëse të bëjnë publike bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, arsyetimin që ka çuar në miratimin e tij me procedurë të përshpejtuar, si edhe bazën ligjore mbi të cilën mbështetet ky vendim.

Read more:Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal

Një tjetër pikë për të cilën kërkohet sqarim lidhet me përfshirjen e të miturve në këtë rregullim. Sipas Këshillit, institucionet duhet të shpjegojnë kriteret dhe arsyetimin mjekësor, etik dhe juridik që kanë çuar në këtë përcaktim.

Në deklaratë ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi kuadrin ligjor që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke argumentuar se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një rregullim të posaçëm dhe të detajuar për statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat që lidhen me këto trajtime.

DEKLARATA PUBLIKE –Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Read more:‘UFO-t’/ Departamenti i Luftës në SHBA publikon dokumentat e deklasifikuara, objekte të çuditshme fluturuese të filmuara në Greqi dhe shtete të tjera

Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:

Read more:Dronët rusë shkatërruan apartamentet në Rumani, Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin: Plagosi civilë, përfshirë një të mitur

-Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;

-Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;

-Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;

-Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.

Read more:I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar

Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore. Bordi i Presidencës KNFSH.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ministria e shëndetësisë #shqiptar #Të mitur #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Politikanët s’jetojnë në realitetin e shqiptarëve, analfabetë”, protestuesi: Blejnë apartamente e vila, në QSUT nuk shkojnë sepse kanë vjedhur aty
  • Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera
  • Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)
  • Arrestimi i biznesmenit për spiunazh në Francë/ ‘Shpërthen’ Shehaj: Ermal Beqiri ka në dorë të dhënat e shqiptarëve, Ramës po i ngushtohet laku
  • “Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by