Departamenti i Luftës në SHBA ka publikuar dokumenta të deklasifikuara mbi objektet e panjohura fluturese që dyshohet të jenë UFO.
Në dokumetet e publikuara nga Departamenti i Luftës i SHBA-së, janë edhe me dhjetëra video që kanë filmuar objekte të çuditshme fluturuese në shtete të ndryshme të botës.
“Departamenti i Luftës është në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin Trump për të sjellë transparencë të paparë në lidhje me Fenomenet Anomale të Paidentifikuara. Këto dosje, të fshehura pas klasifikimeve, kanë nxitur prej kohësh spekulime të justifikuara dhe është koha që populli amerikan ta shohë vetë këtë. Ky publikim i dokumenteve të deklasifikuara tregon angazhimin e sinqertë të Administratës Trump për transparencë të paparë”, njoftoi Sekretari i Luftës i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth.
Read more:Trump publikon një grafik që krahason 'ekskursionin me Iranin' me luftëra të tjera
Objekte të paidentifikuara sipas Departamentit të Luftës së SHBA-së janë filmuar edhe në Greqi, gjë për të cilën disponon edhe pamje.
Lajm në përditësim…




