Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë
Ekonomi

Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

• 4 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Monedha europiane mbylli muajin maj në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke konfirmuar një trend që prej disa vitesh po ndryshon ekuilibrat në tregun valutor shqiptar.

Teksa Shqipëria po i afrohet kulmit të sezonit turistik, euroja vijon të humbasë terren duke u këmbyer në nivelin më të ulët prej 95.48 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit. 3 lekë më pak se maj 2025.

Janë paratë që turistët shpenzojnë në hotele, restorante, bare dhe shërbime të tjera si dhe informaliteti sipas ekspertëve që po rrisin ofertën e kësaj monedhe në ekonomi.

“Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në euro e euros duke nisur nga remitancat si dhe flukset turistike që siç e shohim po shtohen sidomos me ardhjen e verës. Nuk presim një rënie të turizmit këtë vit kështu që prezenca e euros do të jetë e lartë në treg. Por jo vetëm kaq paraja informale po dëmton ndjeshëm tregun valutor”,u shpreh eksperti Igli Tola.

Paralelisht me dobësimin e euros, rezervat valutore të Shqipërisë kanë arritur një rekord të ri prej mbi 7.5 miliardë euro, një rritje prej 844 mln eurosh.

Ekspertë të ekonomisë analziojnë ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të zbutur luhatjet në treg dhe për të forcuar rezervat strategjike të vendit.

“Është kjo metodë që Banka Qendrore përdor për të ruajtur ekuilibrat në treg”.

Me qëllim e rritjes së rezervës valutore Banka e Shqipërisë pritet të tërheq nga tregu 330-450 milionë euro.

Me sezonin veror që ende nuk ka arritur pikun e tij, ekspertët parashikojnë një presion të shtuar mbi euron edhe në muajt e ardhshëm. Kjo e bën verën një faktor kyç për ecurinë e kursit të këmbimit dhe të ekonomisë shqiptare në tërësi.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen

Ekonomi

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
  • Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor
  • Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit
  • Nisin subvencionet në Korçë/ Skemat e reja ndryshojnë kriteret, fermerët përballen me sfida të reja
  • Më shumë kredi në muajin prill/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen

Me afrimin e sezonit veror bizneset shqiptare po shfaqen më optimiste për ecurinë e aktivitetit të tyre. Të…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit

Shqipëria po hedh një tjetër hap drejt transformimit digjital. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hartuar projektligjin…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by