Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit
Ekonomi

Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba deri në 150 milionë lekë për bizneset shkelëse të ligjit

• 1 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po hedh një tjetër hap drejt transformimit digjital. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hartuar projektligjin e parë ‘Për Inteligjencën Artificiale’ që synon të vendosë rregulla të qarta për përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në vend.

Sipas relacionit projektligji parashikon klasifikimin e sistemeve sipas nivelit të rrezikut, detyrime për kompanitë që i ofrojnë apo i përdorin ato, si dhe krijimin e ambienteve testuese për inovacionin teknologjik.

AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT

Read more:Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?

“Mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për IA-në krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, mungesë standardesh për sigurinë dhe transparencën e sistemeve IA, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.

Drafti përcakton se sistemet e inteligjencës artificiale që janë hedhur në treg ose janë vënë në shërbim përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji mund të vazhdojnë të përdoren, me kusht që të përputhen me kërkesat e këtij ligji brenda një periudhe tranzitore prej 24 muajsh.

Ndërsa brenda 12 muajve ofruesit dhe përdoruesit e sistemeve IA me rrezik të lartë duhet të përshtatin sistemet e tyre me ligjin.

Read more:KQZ vërejtje për financimin e partive: Të ndalohet dhënia e përfitimeve! Shqetësime për auditimin formal dhe rishikim të sanksioneve për qytetarët

“Efektet e pritshme të projektligjit janë rritja e sigurisë juridike dhe teknike në përdorimin e IA-së, mbrojtja më efektive e qytetarëve dhe konsumatorëve; harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian; nxitja e inovacionit dhe investimeve në teknologji”, thuhet në deklaratën e AKSHI.

Gjoba do të aplikohen për shkelësit e ligjit nga 3% e xhiros vjetore deri në 150 mln lekë. Ndërsa synim kryesor do të jetë përafrimi me rregullat e BE, Autoriteti koordinues zbatues do të jetë AKSHI.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen

Ekonomi

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Tags: #AKSHI #Bizneset #Gjoba #jetë #Mbrojtja #projektligji #shqiperi #Shqiperia #Teknologji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
  • Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor
  • Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë
  • Nisin subvencionet në Korçë/ Skemat e reja ndryshojnë kriteret, fermerët përballen me sfida të reja
  • Më shumë kredi në muajin prill/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
  • “Nëse krahason Metën me dy terroristë, problemi është i gjykatës”/ Avokati i ish-presidentit jashtë GJKKO-së: Kë do thërrasim nga SHBA, George Bush-in?
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Goditet një tentativë për të trafikuar nga SHBA-ja pjesë armësh zjarri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
  • Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen

Me afrimin e sezonit veror bizneset shqiptare po shfaqen më optimiste për ecurinë e aktivitetit të tyre. Të…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor

Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

Monedha europiane mbylli muajin maj në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke konfirmuar një trend që…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by