Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja
Aktualitet

Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja

• 7 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, duke arrestuar një 37-vjeçar nga Kruja, i dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Bashkisë Himarë gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Hetimet e deritanishme tregojnë se ai ka vjedhur banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti në disa fshatra turistike të jugut të vendit. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të dyshuara.

Njoftimi i Policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”

Zbardhen një sërë vjedhjesh dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të tjera.

Read more:Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

Vidhte në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti në territorin e Bashkisë Himarë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 37-vjeçar nga Kruja.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të provave, administrimit të pamjeve filmike dhe kryerjes së veprimeve të shumta procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë periudhës janar–qershor 2026, në zonat Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë.

Read more:E rrallë, peshku prej 120 kg gatuhet në sheshin e Himarës

Nga hetimet ka rezultuar se ai ka vjedhur në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, shuma parash dhe sende me vlerë, në këto zona të Bashkisë Himarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera gjatë kësaj periudhe, për të cilat 37-vjeçari dyshohet si autor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Biznese #Himarë #krujë #Policia #Vjedhje #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)
  • Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)
  • Dhërmi/ 12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues (VIDEO)
  • Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
  • Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 9 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 8 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by