Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit: Na thanë në orën 4 tek drejtoria
Aktualitet

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit: Na thanë në orën 4 tek drejtoria

• 7 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në dosjen e AMP-së janë administruar dëshmitë e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin ku mbeti i vrarë polici Enea Mekolli dhe u plagos efektivi Edison Adri.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, një nga dëshmitarët është edhe Ermir Sokoli, me detyrë inspektor pranë Forcës Operacionale “Shqiponja” në DVP Korçë. Në deklarimin e tij ai tregon se mbrëmjen e 3 qershorit 2026 është telefonuar nga kolegu Edison Adri, i cili e ka njoftuar se duhej të paraqiteshin në Drejtori në orën 04:00 të mëngjesit.

Sipas dëshmisë, pasi morën armatimin dhe pajisjet e nevojshme, efektivët u nisën drejt Komisariatit të Maliqit, ku u zhvillua instruktazhi për operacionin. Aty u bë e ditur se objektivi ishte Violant Braçellari, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i dyshuar se mbante armë.

Më pas forcat policore u zhvendosën në zonën e Lozhanit dhe u afruan pranë stallave ku dyshohej se ndodhej i kërkuari. Sipas Sokolit, grupi u nda në disa drejtime për të rrethuar zonën.

Read more:Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

“Enea tha: ‘Ka lëvizje te stallat’. Menjëherë pas kësaj, Renato dhe Edisoni bënë thirrje: ‘Jemi policia, dorëzohu’, ‘Je i rrethuar’”, deklaron ai.

Efektivi shton se pak çaste më vonë dëgjoi breshëri armësh. Në kushtet e errësirës, ai hapi zjarr në drejtimin nga ku mendoi se po vinin të shtënat.

“Pashë kolegun tim Edison Adri të gjakosur në pjesën e nofullës. Së bashku me shefin Dhimitër Trushi arritëm ta tërhiqnim në një vend më të sigurt. Më pas u afruan edhe kolegët e tjerë dhe u përpoqëm t’i ndalonim gjakderdhjen”, ka dëshmuar Sokoli.

Read more:Ngjarja e rëndë në Maliq/ Ky është efektivi i forcave Shqiponja, humbi jetën pasi u qëllua me armë gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit

Sipas tij, në ato momente autori ishte neutralizuar dhe forcat policore po përqendroheshin në dhënien e ndihmës së parë për efektivin e plagosur. Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë instruktazhit dhe pak para ndërhyrjes, efektivëve u ishte bërë e qartë se personi që po kërkohej konsiderohej shumë i rrezikshëm dhe mund të ishte i armatosur.

Dëshmia e plotë:

Në ora 04:00 u paraqita në Drejtori dhe aty u takova me punonjës të tjerë. Kanë shkuar në armaturë dhe kanë marrë armatimin automatik, ndërsa jelekët antiplumb i kishin në mjetin e shërbimit. Menjëherë pasi kanë marrë armatimin, kanë hipur te mjeti Volksëagen me targa MB060AA.

Në mjet, së bashku me të, ishte shefi i seksionit Dhimitër Trushi, Edison Adri, Enea Mekolli, Erikson Alillari, Renato Seiti. Në momentin që janë nisur, shefi i seksionit tha se do të shkonin në Komisariatin e Policisë Maliq, ku do të bënin edhe instruktazhin.

Read more:Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin

Mbasi kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Maliq, kanë zbritur nga mjeti dhe janë rreshtuar te oborri i Komisariatit. Në oborrin e Komisariatit, në rresht me të, ishin edhe forca të tjera të këtij komisariati. Në instruktazh ishin edhe dy zv.drejtorët e DVP-së, si dhe shefi i Komisariatit të Maliqit.

Në instruktazh u tha emri i personit, i cili quhej Violant Braçellari, u tha që është person në kërkim, i rrezikshëm, mban armë dhe njëkohësisht u dhanë edhe disa karakteristika trupore të tij. Mbasi përfunduan instruktazhin, hipën në mjet dhe u nisën në drejtim të Lozhanit.

Kanë kaluar Lozhanin dhe më pas janë futur në një rrugë dheri, e cila shkon në drejtim të malit të Bodes. Pasi janë ngjitur në mal për një farë kohe, kanë qëndruar rreth 500 metra larg stallave, kanë zbritur nga mjeti, kanë marrë pajisjet që kishin me vete, duke veshur jelekët antiplumb dhe duke marrë automatikët. Mbasi kanë marrë pajimet, përsëri zv.drejtori i Rendit në DVP i ka rreshtuar duke i porositur që të tregonin kujdes, pasi personi është shumë i rrezikshëm dhe mund të ketë me vete dhe të përdorë automatik ose pistoletë.

Read more:Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos brenda në makinë duke pastruar armën e gjahut

Janë ndarë si grup, pasi Erikson Alillari dhe Enea Ibi shkuan në krahun e djathtë të stallave me qëllim që të zbrisnin poshtë stallave, ndërsa ai me pjesën tjetër të grupit, shef Dhimitri, Edison Adri, Enea Mekolli, Renato Seiti, morën një drejtim tjetër duke kaluar në një rrugë dheri, e cila kalonte në krah të stallave. Në një moment Enea i tha: “Ka lëvizje te stallat” dhe Renato, së bashku me Edisonin, bënë thirrje: “Jemi policia, dorëzohu”, “Je i rrethuar”.

Mbas kësaj thirrjeje, Enea ishte para tyre dhe në këto momente ai ka dëgjuar breshëri armësh. Në pozicionin që ishte i ulur në gjunjë, ka hapur zjarr në drejtimin që mendonte se erdhën të shtënat nga fundi i stallave. Në një moment ka vënë re shokun e tij të grupit, Edison Adri, i cili ishte i gjakosur në pjesën e nofullës.

Ai dhe shef Dhimitri kanë mundur ta tërheqin deri te një vend, më pas aty u afruan edhe Eriksoni me Renaton, kanë grisur një bluzë duke u munduar t’i ndalonin gjakderdhjen.

Read more:Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja

Gjatë kësaj kohe të shtënat kishin ndaluar, autori ishte neutralizuar dhe po përpiqeshin t’i jepnin ndihmë Edisonit, duke e çuar në një vend më të sigurt. Më pas ka shkuar te vendi ku po qëndronte kolegu i tij Enea Ibi, duke qëndruar aty derisa erdhi grupi hetimor.

I pyetur në lidhje me instruktazhin, ka deklaruar se në instruktazhin që zhvilluan në Komisariatin e Policisë Maliq, por edhe në momentin përpara se të ndërhynin, iu tha që personi është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Detyrë #Jelekët #jetë #Para #Person ne kerkim #Policia #Shqiponja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
  • Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës
  • Izraeli kundër zhbllokimit të aseteve iraniane, presion SHBA-së për marrëveshjen e armëpushimit
  • Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
  • Komisioni suedez paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm në të ardhmen e afër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Botë SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by