Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vrasja e një polici dhe plagosja e kolegut të tij/ Zbulohet denoncimi i çobanit, që zbuloi vend-strehimin e Violand Braçellarit: Më dhunonte, armën e mbante me vete gjithmonë
Aktualitet

Vrasja e një polici dhe plagosja e kolegut të tij/ Zbulohet denoncimi i çobanit, që zbuloi vend-strehimin e Violand Braçellarit: Më dhunonte, armën e mbante me vete gjithmonë

• 7 Qershor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetarja Anila Hoxha zbardh denoncimin në polici të çobanit si dhe hetimet e Agjencisë Së Mbikëqyrjes policore që po heton për operacionin policor të Korçs .” Në datë 03.06.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Maliq, për të bërë kallëzim penal, shtetasi A. K..

Read more:Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve

Në kallëzimin e tij, ky shtetas ka deklaruar se ka qenë në Durrës dhe ka marrë takim me një shtetas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do ti jepte ai ku dhe mund të merrte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar dhe ka folur me numrin x. Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violandi) apo mamaja e tij.

Read more:Rrethimi psikopolitik i Kosovës nga Serbia me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

“Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. A. K. punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.

Read more:U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kaë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani se vjen vërdallë fshehur. Në atë kohë, Aleksandrin e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, Aleksandri i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prap dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. A. i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap. Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe A. e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që Aleksandri ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri.

Read more:Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takoj në burg, më dhimbset

Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr Aleksandri nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm Aleksandri dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe Aleksandri i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. Aleksandri është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violendi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe Aleksandri ka shkuar poshtë tek ura”, thuhet në dosje.

Read more:“Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”

Lexo edhe
Aktualitet

“Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Aktualitet

ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

Tags: #Armë #Dera #Djalë #Durres #Mali #Nëna #Para #Rrobat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
  • Vrau policin Enea Mekolli, lihet në burg autori Violand Braçellari, vendimi iu komunikua nga Spitali i Traumës
  • 38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin
  • Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
  • Flamur Noka “kap” të infiltruarin e Veliajt në protestën kundër investimit në Zvërnec: Është një ndër zjarrfikësit e….
  • Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës
  • Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 31 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal 4 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe nga…

• 4 minuta më parë • 9 min lexim
Aktualitet

ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Vrau policin Enea Mekolli, lihet në burg autori Violand Braçellari, vendimi iu komunikua nga Spitali i Traumës

Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by