Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. I shpërtheu automjeti ndërkohë që po shkonte në shtëpi, ekzekutohet zyrtari i lartë i ushtrisë ruse pranë Moskës
Botë

I shpërtheu automjeti ndërkohë që po shkonte në shtëpi, ekzekutohet zyrtari i lartë i ushtrisë ruse pranë Moskës

• 10 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën pas një shpërthimi me bombë në automjetin e tij pranë Moskës, sipas raportimeve të mediave ruse.

Viktima është koloneli 57-vjeçar Damir Davydov, drejtues i Drejtorisë së Furnizimit me Municione të Artilerisë dhe Raketave në ushtrinë ruse. Sipas burimeve, një mjet shpërthyes i vendosur poshtë automjetit të tij tip BMW shpërtheu rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa ai po udhëtonte pranë banesës së tij në qytetin Balashikha, shkruan Guardian.

Pamjet e publikuara nga media pranë Kremlinit tregojnë momentin kur automjeti përfshihet nga flakët dhe përplaset me një makinë të parkuar. Kalimtarët kanë nxituar për të nxjerrë kolonelin nga automjeti i shkatërruar, por ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Read more:“Në 35 vjet nuk ka pasur mobilizim kaq të madh të mediave greke sa në Zvërnec”, Rama nxjerr videon e kryetarit të Diasporës në Greqi në Shqipëria Live: Tani që projekti po i afrohet ditës së daljes në dritë…

Një dëshmitar që tentoi ta ndihmonte tha se Davydov ishte ende gjallë kur u nxor nga makina, por gjendja e tij ishte kritike.

Ngjarja konsiderohet si pjesë e një serie atentatesh që kanë shënjestruar zyrtarë ushtarakë rusë dhe figura të njohura pro luftës që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Deri tani, as autoritetet ruse dhe as ato ukrainase nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi incidentin.

Megjithatë, deputeti dhe ish-gjenerali rus Vladimir Shamanov e cilësoi sulmin si një “akt skandaloz”, duke kërkuar një përgjigje të ashpër ndaj autorëve.

Read more:Krimi i rëndë në Maliq, ky është efektivi i Shqiponjave që mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit

Vrasja e Davydov pritet të rrisë presionin mbi shërbimet ruse të sigurisë, të cilat prej kohësh përballen me kritika për dështimin në mbrojtjen e figurave të larta ushtarake. Sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku pak më shumë se një vit më parë u vra në një atentat të ngjashëm gjenerali Jaroslav Moskalik, një prej drejtuesve kryesorë të operacioneve të forcave të armatosura ruse.

Ekspertët besojnë se operacione të tilla janë pjesë e një rrjeti të fshehtë aktivitetesh që synojnë objektiva ushtarake dhe zyrtarë rusë larg vijës së frontit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të prodhojë tensione dhe pasiguri edhe brenda territorit rus.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Atentat #Bmw #Lufta në ukrainë #media #Mjet shpërthyes #Tensione #viktima #Vrasja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
  • KAYO dhe akuzat për trafik armësh/ Ish-deputeti i PS, Deliu: Drejtësia duhet të bëjë punën e saj! Përgjimet të hetohen
  • Tensione në protestën në Durrësin e Ri! Bllokimi i aksit përplas protestuesit me shoferët: Rrugën duhet ta bllokojmë çdo ditë!
  • Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by