Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
Botë

La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë

• 15 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau është përballur me një valë kritikash në rrjetet sociale pasi zgjodhi të mos ishte i pranishëm në ndeshjen e parë të Kanadasë në Kupën e Botës 2026, duke preferuar të merrte pjesë në ceremoninë hapëse të ndeshjes së Shteteve të Bashkuara, ku performoi partnerja e tij, këngëtarja e njohur Katy Perry.

Vendimi i Trudeau shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik kanadez, duke e detyruar ish-kreun e qeverisë të reagojë publikisht. Përmes një postimi në platformën X, ai kërkoi falje për mungesën e tij në ndeshjen e kombëtares kanadeze.

“Ndonjëherë të jesh partner mbështetës të thërret në detyrë”, shkroi Trudeau, duke shtuar më pas se mbështetja e tij për Kanadanë mbetet e pandryshuar. “Por ju e dini se për cilin ekip po bëj tifo për të fituar Kupën e Botës”, shtoi ai, duke shoqëruar mesazhin me flamurin kanadez.

Read more:Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Kanadaja barazoi 1-1 ndaj Bosnjës në ndeshjen e saj të parë të turneut, ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes Shtetet e Bashkuara mposhtën Paraguain me rezultatin 4-1. Para takimit të zhvilluar në Los Anxhelos, Katy Perry interpretoi këngën “Wonder”, pjesë e albumit të saj “143”, të publikuar në vitin 2024.

Gjatë ceremonisë dhe më pas në tribunat e stadiumit, kamerat kapën momente mes Perry dhe Trudeau. Këngëtarja u pa duke përshëndetur ish-kryeministrin me një puthje pas performancës së saj, ndërsa gjatë ndeshjes çifti u shfaq disa herë në ekranet gjigante duke ndjekur sfidën dhe duke shijuar atmosferën sportive.

Read more:Tri ceremoni hapëse në Kampionatin Botëror 2026 – një nga yjet që do të performojë është edhe Katy Perry


Pamjet dhe postimi i Trudeau shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale. Disa përdorues e akuzuan atë për mungesë patriotizmi dhe e cilësuan “hipokrit” apo “turp për Kanadanë”, ndërsa të tjerë e kritikuan edhe për jetën e tij personale.

Megjithatë, nuk munguan as komentet humoristike dhe mbështetëse, me disa përdorues që argumentuan se do të kishin vepruar njësoj nëse partnerja e tyre do të performonte në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës.

Read more:Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit: Miliona njerëz rrezikojnë urinë

Debati ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e Trudeau me Katy Perry-n, e cila prej muajsh vazhdon të jetë objekt i interesit të mediave dhe publikut ndërkombëtar.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Detyrë #jetë #Kanadaja #Katy perry #Los Anxhelos #Para #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama nga New York-u sulmon protestuesit për Zvërnecin: Sharlatanë dhe manipulues që prodhojnë rreziqe në rrjetet sociale
  • 119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen
  • Protesta e 119-të/ “29 vende të NATO-s kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me Shqipërinë”, aktivisti Arben Kola: Skandali i SHISH nuk është rozë, por i rënies së shtetit
  • FOTOLAJM/ Nga skandalet e AKSHI-t, tek Vlora Hyseni! Protestuesit mesazh në Bulevard: Arrestoni Ramën
  • “Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by