Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin
Botë

G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin

• 17 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtetet e G7-ës duan ta rrisin edhe më tej presionin ndaj Rusisë. G7-ta ra dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe disa krerë shtetesh njoftuan edhe sanksione të reja kundër Rusisë.

Prej takimit të grupit G7në Évian të Francës doli një sinjal mjaft i fuqishëm: shtetet e G7-ës duan të rrisin ndjeshëm së bashku presionin ndaj Rusisë. Shtetet e G7-ës ranë dakord në samitin e tyre për sanksione të reja kundër sektorit energjetik rus.

Me këtë synohet të rritet presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Masat ndëshkuese të miratuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive të grupit G7 prekin kryesisht naftën dhe gazin rus.

Read more:SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit

Shtetet e G7-ës ranë dakord edhe për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, ndër të tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore.

I ftuari i samitit, Volodymyr Zelenski tha: “Patëm një takim vërtet të fortë”.

Trump thirrje Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Rusisë që të arrijë një marrëveshje me Kievin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Read more:Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër

Trump pranoi se muajt e fundit kishte qenë “i fokusuar te Irani”. Po tani Irani kalon në plan të dytë, tha presidenti amerikan, dhe ai do të merret sërish me Ukrainën.

Trump deklaroi se SHBA-ja do të të rivendosë “së shpejti” sanksionet ndaj eksporteve të naftës ruse. Pak muaj më parë SHBA-ja i kishte lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse në kuadër të luftës me Iranin.

Sanksionet britanike dhe kanadeze

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaruan se do të vendosin sanksione të reja kundër kompanive të industrisë së mbrojtjes, rrjeteve financiare dhe sektorit energjetik të Rusisë.

Read more:Kryeministri i Kanadasë: Evropa mund të ndërtojë një rend të ri botëror

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se “Në bashkëpunim me aleatët tanë të G7-ës do ta rrisim më tej presionin ndaj Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të bashkëpunëtorëve”. Sipas tij Britania e Madhe ka planifikuar 70 masa të reja sanksionesh. Ato do të prekin ndër të tjera edhe 20 cisterna të tjera të së ashtuquajturës flotë “hije” e Rusisë.

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi se në listën e sanksioneve të vendit të tij do të shtohen edhe 162 vetë, kompani dhe anije. /DW

Lexo edhe
Botë

Tetë viktima nga rrëzimi i bombarduesit legjendar B-52, nis hetimi për “gjigantin” që fluturon prej 70 vitesh

Botë

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë

Tags: #Anije #Britania #Britania e madhe #Donald Trump #Irani #Keir starmer #kompani #Mark carney

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tetë viktima nga rrëzimi i bombarduesit legjendar B-52, nis hetimi për “gjigantin” që fluturon prej 70 vitesh
  • Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë
  • Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër
  • Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten
  • I vihet flakë një makine me targa diplomatike bullgare në Shkup, reagon Sofja: Akt agresioni i nxitur nga retorika politike
Nga të njëjtat tag-e
  • Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër
  • Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve
  • Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?
  • Samiti G7, Zelensky i ofron takim Putinit, Kremlini e refuzon propozimin
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Botë Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Tetë viktima nga rrëzimi i bombarduesit legjendar B-52, nis hetimi për “gjigantin” që fluturon prej 70 vitesh

Një nga avionët më të famshëm ushtarakë në historinë e aviacionit, bombarduesi strategjik B-52 Stratofortress, u rrëzua në…

• 41 minuta më parë • 3 min lexim
Botë

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë

FBI ka njoftuar se ka parandaluar një komplot të dyshuar për sulm me dronë të mbushur me eksplozivë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Botë

Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër

Ushtria iraniane ka kërcënuar me një “përgjigje të ashpër” ndaj sulmeve izraelite në Libanin jugor që vranë katër…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by