Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi
Kronikë

‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Salvadore Aliu, ndaj të cilit është lëshuar një urdhërarrest nga SPAK, i konsideruar si kumbari i grupeve shqiptare të narkotrafikut, dyshohet të ketë pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale. Figura kyçe, duket se ka qenë i vëllai, Isa Aliu, i cili ka zyrtarisht 4 kompani të ndryshme të përdorura për investime në blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, apo dhe në ndërtime, edhe hotelesh në zona turistike të vendit.

Salvadore, ashtu si dhe drejtuesit e tjera të grupeve kriminale përdorte platformën SKY për komunikimet e tij, ku ai njihej me emra të ndryshëm si Dala, Qero, Qerosi, Viktor, apo Albo Pelon. Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro. Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Read more:Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

Hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvadore Aliut, ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia. Ai, dhe persona me lidhje familjare dyshohet të jenë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori, drejt vendeve europiane. Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvatore është identifikuar të ketë patur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi I ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera.

Sipas burimeve të Report TV, nga SPAK, 50-vjeçari nga Elbasani mund të konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.

Read more:Nga Mbappe te Vinicius, Mourinho dhe blerje e Yamal – presidenti Perez flet për të gjitha

Emra të tjerë të njohur, që nga Çopjat, te Eldi Dizdari apo Dritan Gjika, ishin nën varësinë e tij. Dosja hetimore e SPAK e lidh emrin e tij dhe me grupin e Jetmir Pepës.

Hetimet e SPAK kanë dokumentuar veprimtarinë e rrjetit për vitet 2019-2021, përgjatë së cilave dyshohet se ka arritur të fusë në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 tonë.

Read more:Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord

Me vendim të gjykatës së Posaçme është vendosur sekuestro preventive ndaj 491 pasuri gjithsej në pronësi direkte të anëtarëve të grupit, apo ku lidhja e tyre është e tërthortë. 266 janë pasuritë e paluajtshme që nisin nga toka, hotele, apartamente, automjete, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë. Në total, SPAK llogarit se pasuritë e sekuestruara arrijnë në të paktën 150 milionë euro.

Read more:Aksident në bypass-in e Vlorës/ Përplasen 3 automjete, 2 përfshihen nga flakët! 1 person ndërron jetë, shkak një parakalim i gabuar e shpjetësia

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:00

Pastroi të paktën 30 mln euro të vëllait, Salvador Aliu, Report Tv siguron foto të Isa Aliut

1781700313_isaaliu.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Isa Aliut, vëllai i Salvadore alias Shpëtim Aliu, i cili konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.

Read more:Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

Ai është mes të kërkuarve nga SPAK personazh që me 4 biznese të tij, në ndërtim dhe shërbime, ka luajtur rol kryesor në pastrimin e parave. Të tjerët për të cilët GJKKO ka vendosur arrest në burg në 15 qershor janë ⁠Shpëtim Bibaj, Nikoll Bibaj, ⁠Naldi Yzeiraj, ⁠Oklid Aliu alias El Ouejd. Të gjithë të regjistruar si biznesmenë në QKB.

Lexo edhe
Kronikë

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)

Kronikë

Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Tags: #apartamente #Automjete #Biznese #Blerje #Dritan Gjika #eldi dizdari #Isa Aliu #Jetmir Pepa #Shpetim Aliu #spak #trafik droge
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)
  • Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)
  • Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
  • Avokati i Popullit inspektim në burgun e Shënkollit: Kushte ç’njerëzore! Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital, e jo burg me dy psikiatër (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit
  • Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
  • GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen hetimore të Elvis Roshit: T’i saktësohet akuza penale ish-kryebashkiakut
  • Autostrada spektakolare në Ishullin Reunion që sfidon oqeanin, një nga projektet më të shtrenjta në botë
  • Kallëzim në SPAK për kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hita/ Altin Goxhaj: Hetimi i review-ve, pa bazë ligjore – cenohet liria e shprehjes (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 51 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 9 turistëve të huaj, në 2 raste të ndryshme…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të hënë pranë antenave në zonën e Llamanit, mes…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by