Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ish-drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nën hetim, dy ish-zyrtarëve u ndalohet dalja jashtë vendit, një tjetri i caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
Kronikë

Ish-drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nën hetim, dy ish-zyrtarëve u ndalohet dalja jashtë vendit, një tjetri i caktohet masa ‘detyrim paraqitje’

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në zbatim të vendimeve të gjykatës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të caktuara ndaj shtetasve Glodian Gëzim Ahmetaj, Klevis Ramadan Hoxha dhe Devis Ramadan Ago.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe të dorëzojë pranë Policisë Gjyqësore dokumentet e vlefshme që shërbejnë për kalimin e kufirit shtetëror.

Ndaj shtetasit Klevis Ramadan Hoxha janë caktuar masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai është detyruar të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor.

Read more:Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi

Ndaj shtetasit Devis Ramadan Ago është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 12:00.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga gjykata, ndërsa me urdhër të autoritetit procedues janë ushtruar edhe tre kontrolle banesash me qëllim kërkimin dhe administrimin e provave me interes për hetimin.

Read more:Nuk kishte asnjë dokument për mbetjet e rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë ‘Albchrome’, i pezullon edhe aktivitetin përkohësisht

Shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe Devis Ramadan Ago, ish Shef Sektori në AMP, janë subjekt i këtij procedimi penal dhe i masave të sigurisë të vendosura nga gjykata.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rithekson se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo rast i dyshuar për shkelje të ligjit trajtohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. AMP mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, ekzekutimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës, sigurinë e komunitetit dhe integritetin e institucioneve ligjzbatuese.

Read more:SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash

Lajmi në përditësim….

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)

Kronikë

63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Tags: #Detyrim #devis ago #devoll #Elbasan #Gjykata #Glodian Ahmetaj #Klevis Hoxha #Kontrolle #Korce #Prokuroria #spak
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)
  • 63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar
  • Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht
  • Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
  • Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • 63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar
  • VIDEOLAJM/ Qindra peshq të ngordhur në rezervuarin e Gjinikas në Maliq
  • Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut! Pse nuk është ende në burg Belinda?!
  • Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
  • “Në 1 vit, vetëm 1 km është bërë!”/ I riu denoncon nga protesta: Si po shkatërrohet natyra me ndërtimin e rrugës Elbasan-Pogradec
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë (VIDEO)

Vatra e zjarrit në Novoselë është riaktivizuar sërish mëngjesin e kësaj të mërkure. Siç shihet edhe nga pamjet…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Stafi i shkollës ‘Osman Gjini’, kanë shprehur ngushëllimet, pas vdekjes së kolegut të tyre Qemal Çala. Përmes një…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by