Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide
Editoriale

Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm

Ndonëse vendimi i sotëm i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një akt në të mirë të qytetarëve dhe të së ardhmes.

Le ta nisim fillimisht me dyshimet. Ndryshimi i praktikës së deritanishme gjyqësore lidhur me masat më të rënda të sigurisë për të arrestuarit, ka nxitur frikën se po ndërmerret për të nxjerrë nga burgu Veliajn, Beqajn, Metën, etj. Si i tillë ai mban mbi vete pandehmën se është i motivuar politikisht.

Read more:Arrestohet në Kolumbi vëllai i bosit famëkeq të drogës “Fito”, kërkohej për vrasje dhe pastrim parash

Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?

Së dyti, ai ka përkuar me një kohë kur parlamenti shqiptar refuzoi t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK, për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, duke shtuar akuzat se po mbyllet epoka e shkurtër e “fundit të pandëshkueshmërisë”, e cila ishte edhe një nga kollonat kryesore që motivoi reformën drastike në drejtësi.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Më tej, rastësisht ose jo, ai qëlloi në kulmin e fushatës propagandistike të iniciuar nga Edi Rama, i cili për interesa thellësisht personale, u kujtua të citojë raportet ndërkombëtare, që i nxinin rekordet e Shqipërisë si një vend ku kishte më shumë të paraburgosur sesa të dënuar me vendim të formës së prerë. Qoftë për të penguar që një ditë prangat të viheshin mbi kyçet e tij, apo qoftë edhe për të shpëtuar ata pak ushtarë që i kanë mbetur të lirë, kryeministri u angazhua në këtë kryqëzatë duke shndërruar në kryefjalë të sulmeve të tij kundër SPAK-ut dhe gjykatave mentalitetin represiv të trashëguar nga e kaluara, për të të plasur me të parën brenda.

Po ta ndërlidhësh këtë qëndrim politik edhe me faktin se Gjykata e Lartë është treguar kryesisht vasale e pushtetit politik në vendimet e saj të mëdha, dyshimet nuk kanë se si të mos shumfishohen.

Read more:Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

E megjithatë, megjithatë, pavarësisht nga këto pandehma ogurzeza, ajo çka kanë vendosur sot Kolegjet e Bashkuara, mbetet një akt që duhet përshëndetur.

Duke marrë shembullin e një fshatari të thjeshtë lezhian, Bektesh Zenelit, që në kotecin e pulave iu gjet hashash, por për të cilin mbajtja si i paraburgosur dukej e ekzagjeruar, GJ.L. ka vendosur se për të shpënë dikë në burg, shkallët më të ulëta të gjykimit duhet të shtojnë filtrat. Këtej e tutje ato nuk duhet të mjaftohen me formulat standart se i pandehuri përbën rrezikshmëri, se mund të prishë provat apo mund të arratiset. Por në të kundërt atyre u shtohet obligimi që të marrin në shqyrtim edhe masat më të lehta madje të shprehen me vendim se përse nuk i kanë aplikuar ato.

Read more:Hetimet e SPAK mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, Balliu: Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë kryeministrin, asnjë kullë nuk bëhet pa firmën e tij

I shpjeguar me një gjuhë të thjeshtë vendimi udhëzon që arresti me burg të pushojë së qeni një rregull dhe të shihet si përjashtim. Ai gjithashtu e shton barrën e dyshimit ndaj kërkesave të prokurorisë dhe kërkon një rol më të madh kontrollues të gjykatave ndaj pretendimeve të organit të akuzës që në praktikë merrshin deri më tani si të padiskutueshme.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, ky vendim mund të përkthehet si hapja e një epoke të re, ku burgjet tona duhet të jenë të populluara me shumë më pak banorë që nuk kanë një vendim të formës së prerë. Dhe pikërisht këtu qëndron lajmi i mirë, pasi ky hap është një avancim ndaj standartit të prezumimit të pafajsisë dhe konsolidimit të respektimit të të drejtave të njeriut.

Read more:Kontrollet e njëpasnjëshme, Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve mësyjnë në burgun e Fushë-Krujës

Në këtë kuptim, sado motive politike që ta kenë shtyrë Sokol Sadushin ta iniciojë këtë proces, sado i rrejshëm të ketë qenë meraku për Bektesh Zenelin, sado rrezik që të ketë ajo që dyshon opozita se gjithçka po bëhet për lirimin e mundshëm të Veliajt apo pengimin e arrestimit të Ballukut, shtrirja e efekteve të këtij vendimi prek fatet e aq shumë njerëzve, sa në këtë rast kazuset personale të disa pushtetarëve janë krejtësisht të papërfillshme. Të zvogëlosh kompetencat prokurorëve represivë që të plasin në burg pa fakte, të përkrahur nga pandjeshmëria dhe indiferenca e plotë e gjyqtarëve, përbën realisht një mini- revolucion. Dhe kjo gjë ia vlen edhe kundrejt çmimit të lartë që mund të ketë shpëtimi i Lalit apo Belës.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Tags: #Arrestimit #Burg #Burgjet #Edi Rama #Gjykata #gjykata e larte #Meta #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 7 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit…

• 5 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do…

• 1 javë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by