Në ambientet e Biblioteka Gjergj Fishta u promovua kolana e plotë e botimit ‘Lezha 1918 – Analizë e Regjistrit Austriak’, vepër e autorit Evaristo Coli.
Botimi përbëhet nga katër vëllime dhe sjell për herë të parë të dhëna të detajuara të regjistrimit austro-hungarez të vitit 1918 për zonat e Lezhë, Malësisë së Lezhës, Dajçit (Zadrimës) dhe Vau i Dejës.
Read more:Lezha vendos çmimin e plazheve, 3 euro në ato publike dhe deri në 20 euro te privatët
Sipas autorit, vepra përfaqëson një burim të rëndësishëm dokumentar për studiuesit, historianët dhe të gjithë të interesuarit për historinë dhe zhvillimin demografik të këtyre trevave.
Në promovimin e këtij botimi morën pjesë shkrimtarë, studiues dhe autoritete vendore, të cilët vlerësuan punën kërkimore dhe kontributin e kësaj kolane në pasurimin e fondit historik dhe kulturor të rajonit.
Kolana “Lezha 1918 – Analizë e Regjistrit Austriak” vjen si një kontribut i rëndësishëm për dokumentimin e historisë dhe kujtesës së rajonit, duke u ofruar studiuesve dhe lexuesve një pasqyrë të detajuar të realitetit demografik dhe shoqëror të kohës.




