Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën

• 19 Qershor, 2026 • 10 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta para kryeministrisë e nxitur fillimisht në mbrotje të Zvërnecit nga ndërtimet, vijoi edhe sot në ditën e 20-të të saj, me thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Akuzave të qytetarëve nuk i shpëtoi as vajza e kryedemokratit, Argita Berisha. Emigrantja nga Italia i kujtoi familjes së Sali Berishës rrëmbimin e tokave në Divjakë.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë”, tha qytetarja.

Protestuesit sollën në shesh dhe një betoniere simbolike, për të ironizuar biznesmenët që po hetohen nga SPAK për pastrimin në ndërtim të parave të narkotrafikut, pjesë e të cilëve janë edhe emra të njohur si Artur Shehu apo edhe Ilir Shtufi, mik i Shkëlzen Berishës.

Pas heqjes së gardhit metalik në Zvërnec dhe Rrjoll, qytetarët në protestë thonë se ndjehen fitimtarë edhe pas heqjes sot të portës metalike në plazhin e kakomesë.

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, tha protestuesi.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur përreth.

Organizatorët e tubimit paralajmëruan për një protestë kombëtare të shtunën. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se do t’iu bashkohen shumë emigrantë nga vendet e BE-së.

“Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.

Pas fjalimeve protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, të dirigjuara nga gazetari i familjes Berisha, i cili më herët është proceduar penalisht si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet edhe për dhjetëra protestues të tjerë, të cilët në krye të marshimit nëpër kryeqytet kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, duke shkelur fashën orare dhe perimetrin e njoftuar zyrtarisht.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:31

Protestuesit ulen ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej

1781904774_iytfiii.jpg

Në ditën e 20-të të saj, protestuesit pas fjalimeve para Kryeministrisë, kanë marshuar në rrugët e Tiranës, me thirrje kundër klasës politike.

Në përfundim të protestës, ata janë ulur ‘këmbëkryq’ pranë Sheshit Skënderbej.

Ora 21:54

Me syze dielli, gazetari pranë Shkëlzen Berishës në ballë të protestës, ‘udhëheq’ marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës

Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzeni, duket se po përdorin çdo metodë, duke ‘infiltruar’ njerëz pranë tyre, për të ‘shtënë në dorë’ protestën që po zhvillohet prej 20 ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.

Gazetari i televizinit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, i cili njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale, është vënë sërish në krye të marshimit të qytetarëve gjatë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe po dikton itinerarin e tyre.

Gazetari në televizionin pranë familjes Berisha, është proceduar më herët penalisht, si një nga organizatorët që çuan protestuesit të bllokonin autostradën Durrës-Tiranë dhe rrugën e Rinasit.

Po ashtu, gjatë një proteste ai tentoi t’u hiqte mikrofonin të pranishmëve, për t’u ndalur qytetarëve fjalën gjatë protestës.

Read more:Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Ora 20:57

Qytetarja nga Franca: Ju kam ndjekur ditë e natë, revolucion! Vendi i Shqipërisë është në BE

Një protestuese që mori fjalën në podium, tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. ajo shprehu pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalën e përmbylli duke thënë se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

“O Shqipëri, tu mbush shtëpia plot, tu kthyen fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtat e kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm ‘Ramaa jepe dorëheqjenn’. Tu mbush shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhën, se jeni ju që keni qëndruar këtu 35 vite. sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se i keni përkulur kurrizin e keni hëngër 1 nga 1 të gjitha paktet që e krimit që ai ka firmosur. Sot po tregoheni se ndoshta i keni ngrënë, por nuk i keni gëlltitur kurrë. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë t’ia vjellim në fytyrë të gjitha ato që na ka bërë të hamë. Revolucion. Dua t’i them kryetrarëve të popujve të BE, populli që meriton të futet në Evropë është ky. Ne jemi Evropa, kemi nevojë për ju po aq sa keni ju nevojë për ne. Jemi popull demokrat. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha një protestuese.

Ora 20:32

Paralajmaron aktivistja Kokaj: Shumë shqiptarë nga vendet e BE-së janë rrugës, do na bashkohen në protestë

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestë, ka paralajmëruar se shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Eurpës, janë duke ardhur në vendin tonë, për t’ju bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë.

“Përshëndetje të gjithëve. Vazhdoni të jeni më të mirët. Ne jemi këtu dhe do jemi derisa të shporrim këtë qeveri. Kryeministri tha ‘nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE?’. Unë do t’i thoja se ka me mijëra që mund të na çojnë para teje në BE. Që nga ky shesh e kemi ngritur zërin në PE dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Ata që na përfaqësojnë denjësisht në BE, janë mes nesh. Disa na janë bashkuar dhe disa janë rrugës”, tha Kokaj.

Ora 20:21

Degjeneron retorika në protestë, qytetari kërcënon Ramën: Do të tërheqim zvarrë!

Një qytetar nga Bulqiza i ka vënë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama nga protesta që të dorëhiqet, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

“Kjo rini e bukur or torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo or torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha një qytetar nga Bulqiza në protestë.

Ora 20:19

Pankartat që dominojnë protestën në kryeqytet

1781893326_protestattekryeministria.jpg

Pankartat vijojnë që të marrin tjetër vëmendje në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Ora 20:14

Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na kanë marrë pronat në Divjakë! Ne të persekutuarit s’përfituam asgjë nga qeveria e PD

Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.

Read more:Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog

Ora 20:05

Protestuesi: Qeveria hoqi gardhin në Kakome nga frika, betejat do t’i fitojmë një nga një

Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.

“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.

Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.

Ora 20:02

Protestuesit sjellin betoniere në protestë, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim

Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim. Kjo vjen pas disa goditjeve të SPAK kundrejt disa biznesmenëve shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale e që nëpërmjet investimeve në fushën e ndërtimit, pastronin paratë e trafikut të drogës.

K.B/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Protestat te kryeministria
  • Tirane
  • proteste
Lexo edhe
Sociale

‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike

Sociale

Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot

Tags: #artur shehu #Banka #Bashkimin evropian #Burg #Divjakë #Dorëheqje #Durres #Protestat te kryeministria #proteste #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike
  • Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot
  • Ura e Mesit në Shkodër mahnit turistët e huaj: Vendi më i bukur në botë, me njerëzit më të mirë (VIDEO)
  • Shpjegimi me VIDEO: Si është e ndërtuar ‘Toka’ mbi të cilën Kanye West përformoi në Tiranë për 60 mijë fansa nga 80 vende të botës
  • Nga paja e vitit 1937 te Muzeu i Fierit, udhëtimi i jashtëzakonshëm i Skënderbeut të qëndisur
Nga të njëjtat tag-e
  • Zemrat e protestuesve ngrihen në peshë! Thirrja e fortë e djalit të mitur nga Kryeministria: Rama n’burg, Berisha n’burg
  • LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Dita e 44 e revoltës! Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun
  • “Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti Xhemalaj thirrje intelektualëve nga protesta: Mposhtni frikën, bashkohuni me ne! Merrni në dorë fatin e vendit!
  • “Historia do ta mbajë mend këtë shesh”, aktivisti: Fëmijëve do t’u themi se ishim në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 51 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 11 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike

Destinacioni i verës që s’e keni konsideruar ende nuk është përtej kufirit. Mes gjithë bukurive të Shqipërisë, Kolonja…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 19 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ura e Mesit në Shkodër mahnit turistët e huaj: Vendi më i bukur në botë, me njerëzit më të mirë (VIDEO)

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir, po…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by