Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Mbi 306 mln euro të fshira pa kusht/ Tatimet: Nga gjoba administrative të bizneseve deri tek dorëzime të vonuara
Ekonomi

Mbi 306 mln euro të fshira pa kusht/ Tatimet: Nga gjoba administrative të bizneseve deri tek dorëzime të vonuara

• 22 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me qëllimin për të mbledhur një pjesë të principalit dhe për të mbyllur dosje të hapura prej vitesh, shteti po heq dorë nga qindra miliona euro detyrime të papaguara të bizneseve përfshirë gjoba dhe kamatvonesa.

Vetë Drejtoria e Tatimeve si pjesë e ligjit të faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore bënë të ditur se mbi 306 milionë euro detyrime tatimore janë fshirë deri tani, duke e kthyer këtë veprim në një nga ndërhyrjet më të mëdha fiskale të viteve të fundit.

Shifrat e administratës tatimore tregojnë se përfituesit kryesorë janë bizneset dhe individët me detyrime të mbartura ndër vite, ndërsa numri total i përfituesve ka kaluar 130 mijë tatimpagues.

Ndonëse procesi duhet të zhvillohej në 3 drejtime falje me kushte, pa kushte dhe kompensimi automatik i tepricave kreditore me detyrimet tatimore, vërehet se falja me kushte ndonëse ka nisur nuk ka asnjë të dhënë.

Read more:Personazh/ Mban 140 krerë dele por fitimet janë të pakta! Hysen Gjoka nga Bulqiza: Fitoj aq sa është paga minimale në vend

Por konkretisht të dhënat e publikuara nga administrata tatimore tregojnë se një vlerë e madhe financiare është falur pa kusht. Deri tani janë fshirë ose shuar rreth 215 milionë euro detyrime, ndërsa kanë përfituar mbi 25 mijë tatimpagues. Kjo kategori përfshin bizneset dhe individët që duhet të kryejnë pagesa brenda afateve të përcaktuara për të përfituar uljen ose heqjen e detyrimeve.

Ligji parashikon që për detyrimet e krijuara në periudhën 2015-2019, të falet 50% e principalit, si dhe të hiqen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse pjesa e mbetur paguhet brenda afatit të parë. Ndërsa për të njëjtën periudhë, falet 25% e principalit nëse pagesa kryhet deri në fund të vitit. Për detyrimet e viteve 2020-2024, falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% e principalit.

Administrata ka fshirë automatikisht dhe rreth 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues. Këtu përfshihen kryesisht gjoba administrative, penalitete dhe detyrime të vjetra që ligji i konsideron të pambledhshme ose që plotësojnë kushtet për t’u fshirë automatikisht.

Read more:RMV propozon masa të reja kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla: Ndëshkohen edhe prindërit që nuk bashkëpunojnë

Një tjetër komponent i rëndësishëm është kompensimi automatik, ku tepricat kreditore të tatimpaguesve janë përdorur për të shlyer detyrimet ekzistuese. Deri tani janë realizuar mbi 86 mijë transaksione, me një vlerë totale prej 10.4 milionë eurosh, duke përfituar mbi 13 mijë tatimpagues.

Por përtej shifrave, ligji ka ngritur edhe debat mbi ndikimin e tij. Nga njëra anë synon të pastrojë stokun e detyrimeve të vjetra dhe të rikthejë në formalitet mijëra tatimpagues. Nga ana tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se faljet e përsëritura fiskale mund të krijojnë pritshmëri tek debitorët se detyrimet mund të falen edhe në të ardhmen.

Bizneset duhet të paguajnë principalin brenda afateve të përcaktuara, 50% deri në 30 qershor dhe 75% deri në dhjetor 2026 për të përfituar këtë pjesë të falur nga shtetit.

Read more:LIVE- Varg kilometrik protestuesish në Tiranë, nuk ka fund/ “O Shqipni më e bukura T’i”, protestuesja: Nuk ka pëllëmbë që nuk është mbushur sot. Atdheu e thirri dhe Diaspora u përgjigj

FALJE PA KUSHT

215 MLN EURO

+25 mijë tatimpagues

FALJE PA KUSHT

91.6 MLN EURO

+105 mijë tatimpagues

SKEMA E FALJES SË DETYRIMEVE

2015-2019 Falet 50% e principalit, fshihen gjobat

2020-2024 Paguhet 100% principali, fshihen gjobat

Lexo edhe
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Tags: #Bizneset #euro #Gjoba #Pagesa #tatimet #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
  • Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
  • 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…
  • Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës (VIDEO)
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 13 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë… 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar lançimin e “PriceWatch Albania”, një platformë e re që…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by