Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
Kronikë

Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë

• 26 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me vendimin e marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë rritur pagën referuese të çdo gjyqtari në vend me 65.600 lekë. Duke filluar nga 1 gushti 2026 sipas aktit të KLGJ të marrë më 9 vota pro e 0 kundër çdo pagë e gjyqtarëve do të llogaritet mbi pagën referuese 222. 425 lekë nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë.

Kliklo këtu për të lexuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ky vendim i KLGJ përbën një rast të pa ndodhur më parë për shkak se pagat e magjistratëve në vend kanë qenë gjithnjë të përcaktuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por çfarë ndodhi dhe pse Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri në këtë situatë. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkurtit 2026 rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese.

Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadalimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë.

Read more:Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish

Kjo sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor krijoi një situatë absurde pasi mungonte ligji se si do të paguhen gjyqtarët për muajin gusht e në vijim dhe situatën e mori vetë në dorë qeverisja e gjyqësorit.

“Sipas optikës time jemi në rregull me zbatimin e ligjit sepse nga analiza e mësipërme, formula është origjinë ligjore, Gjykata Kushtetuese nuk ka krijuar formulë të re vetëm ka interpretuar përmbajtjen e formulës ekzistuese… Vendimet e GJK, janë detyruese për të gjitha autoritetet publike përfshirë edhe KLGJ. Gjykata Kushtetuese ka vendosur, dhe nuk ka vepruar kuvendi. Mosveprimi i Kuvendit përbën një mekanizëm antikushtetuetshmërie”, tha gjatë mbledhjes Albens Tabaku, anëtar i KLGJ.

Ndërhyrja e KLGJ-së vjen pas paralajmërimeve të shoqatave të magjistratëve se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pengonte zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Tre shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve argumentuan në fillim të gushtit se, pas skadimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, pagat duhet të përllogariten duke iu referuar formulës së lidhur me pagën e funksionarit të administratës së lartë publike.

Read more:“Në janar masa sigurie, në prill pezullim, sot shef i Qarkullimit në Sarandë”, Ina Zhupa: Policia nuk shpërblen integritetin, por problematikët

Sipas tyre, nga 1 gushti 2026 përllogaritja e pagave duhet të bëhet mbi këtë bazë, ndërsa e njëjta formulë duhet të përdoret edhe për detyrimet e prapambetura për periudhën 1 prill 2023–31 korrik 2026 gjë e cila u pranua edhe nga KLGJ.

Në propozimin e dorëzuar në Kuvend dy deputetët e PS-së, Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, që ruante si pikë referimi pagën e Presidentit të Republikës, me rritjen e koeficientit nga 0.36 në 0.38, thuhet në relacion se ky propozim krijonte një ekuilibër mes garancive financiare për pavarësinë e magjistratëve dhe qëndrueshmërisë së sistemit të pagave publike.

Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj. Sa i përket prokurorëve një vendim i ngjashëm duhet të koordinohet dhe merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, apo sipas rastit nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.

Përplasja gjyqësor-qeveri për pagat
Çështja e pagave të magjistratëve, është shoqëruar me një përplasje të gjatë gjyqësore mes tyre dhe qeverisë. Në vitin 2023, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca, përcaktoi se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë.

Read more:Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100 lekë, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja.

Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri shkoi në 231 mijë lekë të reja.

Sipas gjyqtarëve, ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua uli pagën, pasi nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë më e lartë.

Gjykata bëri të ditur se në vlerësimin e kërkesës së Unionit të gjyqtarëve ajo kishte mbajtur parasysh përcaktimin e nenit 138 të Kushtetutës sipas të cilit “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”.

Read more:“Protesta kundër sistemit, partitë ekzistuese janë të kompromentuara”/ Irena Beqiraj: A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

Dhe sipas saj “ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re e aplikuar nga qeveria në 2023, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë”.

Projektligji i dy deputetëve socialist, parashikon ndërkohë një rritje të pagës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, përmes rishikimit të shtesave të parashikuara për vjetërsi apo vështirësi në punë, e cila përkthehet automatikisht shoqërohet me të njejtat efekte dhe mbi pagata e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Një shtesë në pagë në masën 5 përqind, për funksionin, është propozuar dhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Por pavarësisht propozimit të dy deputetëve, ajo që do të thotë fjalën e fundit duket se do të jetë qeveria, duke qenë se bëhet fjalë për një ndërhyrje me efekte financiare.

Read more:“Të respektohet prezumimi i pafajësisë!”/ Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:04

Vendimi i KLGJ për rritjen e pagave të gjyqtarëve, reagon Qeveria për Report TV: Po e analizojmë!

KLGJ ndërhyri këtë të mërkurë për të zgjidhur ngërçin e pagave të gjyqtarëve, pasi Kuvendi nuk miratoi një ligj brenda 31 korrikut për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nga 1 gushti, paga referuese do të jetë 222 mijë e 425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

Mbi këtë vendim, gazetari i Report TV Isa Myzyraj kërkojë një reagim nga Qeveria. Në përgjigje të kësaj kërkese, Qeveria dha këtë reagim ekskluzivisht për Report TV:

“Kjo është një çështje delikate që kërkon fillimisht një analizë të brendshme dhe sapo të merret një vendim lidhur me këtë do t’ju mbajmë të informuar.” – thuhet në reagimin e Qeverisë.

Çështja e pagave të magjistratëve, është shoqëruar me një përplasje të gjatë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese mes gjyqtarëve/prokurorëve dhe qeverisë, që nga viti 2023.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Analiza #Detyrim #euro #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #isa myzyraj #klgj #Unioni i Gjyqtarëve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin