Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta kundër sistemit, partitë ekzistuese janë të kompromentuara”/ Irena Beqiraj: A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
Politikë

“Protesta kundër sistemit, partitë ekzistuese janë të kompromentuara”/ Irena Beqiraj: A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

• 18 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Irena Beqiraj

Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike, edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet çfarë mendon për rolin e shtetit në ekonomi, ose çfarë mendon për raportin e lirisë individuale kundrejt mirëqenies kolektive, apo a duhet të forcojmë arsimin privat apo të financojmë arsimin publik etj… biseda nuk është më aq entuziaste, madje aty mund mbyllet.

Shqipëria është një vend ku opinioni politik është i bollshëm. Fakti që diskutimet politike janë pjesë e çdo takimi me miqtë apo me familjen është një provë e mjaftueshme se problemi në këtë vend nuk është angazhimi politik. Dyshoj se problemi është kuptimësia politike, edhe fakti që sistemi politik me kast e ka fshirë ideologjinë si bazamentin e të bërit politikë edhe e diskursit politik.

Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo. Përshembull megjithëse kundërshtare në fushatën elektorale 2025, tanimë Zeqineja nga Jola ndryshojnë vetëm nga flokët. Analiza pse ndryshimi i dy politikaneve të reja janë vetëm flokët , duhet të fillojë pikërisht tek fakti që në thelb ne kemi një elektorat që nuk i kërkon as Zeqinesë as Jolës e as kujdo tjetër, të shpjegohen mbi ideologjinë ku i bazojnë ato që pretendojnë edhe proklamojnë.

Read more:“Pa rini s’ka Shqipëri”/ Protestuesi: Beteja nuk është vetëm të protestojmë, por të kemi guximin të qëndrojmë!

Një politikan që ndërton karrierën politike mbi bindjet ideologjike, e ka përcaktuar njëherë përkatësinë. Një politikan që e ndërton karrierën vetëm për pushtet mund të atashohet kudo që ndodh që t’i japin pushtet. Sot konsiderohet normale që edhe me njerëzit që merren aktivisht me politikë të jetë pa interes diskutimi i ideologjisë politike. Edhe pse duket një neutralitet i padëmshëm, kjo është pika e rrezikut. Pasi refuzon të njohësh e përcaktosh se ku beson ideologjikisht, diçka tjetër do ta mbushë boshllëkun, edhe pikërisht çfarë e ka zënë vendin e lënë bosh nga ideologjia e ka bërë politikën të dëmshme edhe të urryer.

Vini re që në mungesë të ideologjisë, gjithnjë e më shumë, politika vërtitet rreth udhëheqësve individualë dhe personalitetit të tyre, karizmës së tyre, forcës apo dobësisë së tyre, dëmeve që ata kanë sjellë në politikë ekonomi edhe shoqëri, apo avantazhit se janë të rinj të paprovuar. Boshllëku i krijuar nga analfabetizmi ideologjik mbushet kështu nga çdo gjë që është më e zhurmshme dhe më e thjeshtë për t’u ndjekur apo besuar. Kjo është arsyeja pse shoqëritë mendërisht të zbrazëta nga ideologjia janë kaq të rehatshme për të manipuluar nga populistët, edhe në këto mjedise dhe opozitat nuk e dinë më se çfarë mbrojnë.

Read more:66 ditë revoltë kundër Ramës/ Dua Lipa dhe Lea Ypi tjetër mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni! Protestat gjenerojnë ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)

Ndërsa mesazhet e protestës janë të qarta, “partitë ekzistuese janë të gjitha të kompromentuara në të njëjtën mënyrë” zgjidhja e vetme kërkohet tek krijimi i një partie të re të paprekur nga këto zakone, me njerëz të pakompromentuar.

Njerëzit bëjnë thirrje për një krijimin e një alternative të pastër, duke supozuar se kërkesa e tyre është e mjaftueshme për të nxitur ofertën që e përmbushë atë. Por kërkesa, për një partie të re, anashkalon pyetjen më të rëndësishme: a ekziston aktualisht mjedisi që diçka e tillë të shfaqet dhe të mbijetojë?

Read more:Protesta dhe dhuna para Kuvendit/ Komiteti i Helsinkit deklaratë: Të respektohen dhe hetohen garancitë ligjore, shoqërimi dhe arrestimi në flagrancë

Në Shqipëri është provuar se dominimi elektoral, pasi është vendosur, është jashtëzakonisht kokëfortë për t’u ndryshuar; partia në pushtet ka një infrastrukturë organizative, rrjete patronazhistësh të shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë; financimi i fushatave në Shqipëri favorizon në mënyrë dërrmuese partitë e konsoliduara dhe ky hendek vetëm është zgjeruar; Qasja në media e çon pamundësinë një hap më tej. Një parti e re, ka një mbulim të papërfillshëm krahasuar me një parti ekzistuese.

Për më tepër një mjedis fertil për lindjen e alternative tjetër ka nevojë për organizata të shoqërisë civile që të reagojnë pa frikën e humbjes së privilegjeve.

Read more:132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren

Kur i gjithë sistemi politik funksionon si industri duopolistike, ku barrierat e hyrjes janë shumë të larta, a mjafton vetëm pakënaqësia, lodhja edhe irritimi nga keqqeverisja që të lindë një alternativë e re qeverisëse të ndryshme? Aq më tepër në prani të analfabetizmit ideologjik, çfarë mund ta bind qytetarin se partia apo lëvizja e re apo është alternativa e duhur e ndryshme nga ekzistueset?

Një elektorat i pakënaqur, nuk do të thotë domosdoshmërisht një elektorat i gatshëm për një alternativë të ndryshme. Një elektorat i pakënaqur, por ideologjikisht analfabet, mund të rrezojë një qeveri , por nuk është i aftë të ushtrojë presionin e nevojshëm për një qasje ndryshe.

Read more:Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës

Ndaj pyetjes se kur është momenti që disa burra e gra të mençur të bëhen bashkë për të ofruar një alternativë të re politike u përgjigjem:”ditën që do të pyesni një 18 vjeçar se në cilën ideologji politike beson, dhe përgjigja që do të merrni është e qartë edhe toni i vendosur, mund të krijohet një alternativë tjetër politike!

Lexo edhe
Politikë

Vrasja e turistit në Ksamil dhe sherri në Sarandë/ Belind Këlliçi: Rama, bandat e grupet kriminale i ka pasur vazhdimisht shtabet e tij elektorale

Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…

Tags: #Alternativa #Analiza #Biseda #Ekonomi #Flokët #jetë #Lodhja #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e turistit në Ksamil dhe sherri në Sarandë/ Belind Këlliçi: Rama, bandat e grupet kriminale i ka pasur vazhdimisht shtabet e tij elektorale
  • Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…
  • “80 ditë protestë, akt sublim që na frymëzoi” – Aktivisti Bledar Meti: Në shtator rikthimi i tretë masiv i diasporës në shesh
  • Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut!
  • “Do të rezistojmë derisa ta shembim këtë sistem!”/ Protesta në ditën e 81-të, aktivisti nga Gjermania, Tafaj: Rama s’ka asnjë shans, do të përballet me drejtësinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…
  • Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut!
  • Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen
  • “Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari”/ Boçi: Projekti ynë rrit përfaqësimin e komuniteteve
  • “Portugezin e vrau mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti”/ Berisha për ngjarjen te “Principotes”: Turizmi në Sarandë, nën kthetrat e krimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 30 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 9 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Vrasja e turistit në Ksamil dhe sherri në Sarandë/ Belind Këlliçi: Rama, bandat e grupet kriminale i ka pasur vazhdimisht shtabet e tij elektorale

Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me dy ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti në një intervistë në “News24” foli për protestën që…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“80 ditë protestë, akt sublim që na frymëzoi” – Aktivisti Bledar Meti: Në shtator rikthimi i tretë masiv i diasporës në shesh

Qëndresa e pandërprerë e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë një mbështetje të fuqishme dhe të…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by