Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren
Sociale

132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rritja e aksidenteve rrugore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishte në fokus të emisionit “Sot Live në Shqipëri”, ku eksperti i sigurisë rrugore Fadil Likaj dhe juristja Greta Ambeli diskutuan shkaqet dhe zgjidhjet për përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-qershor 2026 u regjistruan 679 aksidente rrugore, 43 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 6.8% rritje. Vetëm gjatë qershorit ndodhën 132 aksidente, 25 më shumë se një vit më parë, ndërsa numri i të aksidentuarve u rrit nga 140 në 186 persona.

Read more:Policia e Elbasanit bën bilancin: Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arresuar! Hoxha apel drejtuesve: Respektoni rregullat e qarkullimit

Fadil Likaj tha se pjesa dërrmuese e aksidenteve lidhet me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

“83.7% e aksidenteve janë të shkaktuara nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të automjeteve. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin gjatë orëve të natës. Ka shumë që janë të papajisur me leje drejtimi dhe janë nën efektin e pijeve alkoolike. Ka drejtues mjetesh që u është hequr leja dhe sërish dalin në rrugë pa patentë. Një tregues tjetër është fakti që të miturit dalin në rrugë me motomjete dhe automjete. Aksidente kanë ndodhur për shkak të parakalimeve apo manovrave të gabuara”, tha Likaj, duke theksuar se nuk mjaftojnë vetëm gjobat dhe heqja e patentave, por nevojitet më shumë ndërgjegjësim.

Read more:Një nga Ne/ Historia e Firdeus, 20-vjeçari që krijoi kompaninë e lojërave: Të ardhmen e shikoj këtu, ja ndikimi që do ketë inteligjenca artificiale në vendet e punës

Edhe juristja Greta Ambeli u ndal te përgjegjësia e institucioneve, duke thënë se reagimi vjen vetëm pasi ndodhin tragjeditë.

““Është për të ardhur keq që shteti ngrihet në këmbë vetëm pasi ndodh tragjedia. Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë pasur analizë shkencorë të vendimeve, shkaqeve, autorëve por kanë qenë të diktuara nga problemi i krijuar nga një humbje jete. Duhet të ketë reformë gjithëpërfshirëse. Entet pronare të rrugëve të pajisin rtrugë me sinjalizim dhe barriera sigurie të një cilësie të lartë, duhet të ketë kontroll të vazhdueshëm të strukturave përkatëse. Nuk është vetëm vendosja e radarëve zgjidhja. Duhet të ketë bashkërendim mes kamerave dhe policisë në terren. Duhet të ketë ndërgjegjësim edhe nga ana e qytetarëve që nuk dinë si të sillen në rrugë. Edukimi mbi sigurinë rrugore duhet të futet në kurrikulat e klasës së parë që të mësojnë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Policia rrugore duhet të ketë në përbërje profesionistë që kanë diplomë inxhinieri që mund të bëjnë analiza të sakta të aksidenteve” u shpreh Ambeli.

Read more:Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

Ndërkohë, qeveria ka parashikuar në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës inteligjente në segmente të përzgjedhura të rrjetit kombëtar, si edhe rishikimin e kufijve të shpejtësisë sipas nivelit të rrezikut në secilën rrugë. Strategjia parashikon gjithashtu monitorimin elektronik të shpejtësisë dhe koordinimin e sistemeve me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut.

Lexo edhe
Sociale

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Sociale

Gati për shtatorin, Rama publikon pamjet nga shkolla e rikonstruktuar në Patos

Tags: #aksident rrugor #Aksidente #Analiza #Automjete #Edukimi #fadil likaj #Fokus #Greta Ambelli #Instat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera
  • Gati për shtatorin, Rama publikon pamjet nga shkolla e rikonstruktuar në Patos
  • Magjia e Nikaj-Mërturit, ‘udhëtimi’ i paharrueshëm në thesarin e Alpeve Shqiptare (VIDEO)
  • E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore (VIDEO)
  • Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të zgjerojë monitorimin elektronik të…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Gati për shtatorin, Rama publikon pamjet nga shkolla e rikonstruktuar në Patos

Shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati për vitin e ri shkollor. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Magjia e Nikaj-Mërturit, ‘udhëtimi’ i paharrueshëm në thesarin e Alpeve Shqiptare (VIDEO)

Një nga thesaret e Alpeve Shqiptare dhe destinacion me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by