Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga Ne/ Historia e Firdeus, 20-vjeçari që krijoi kompaninë e lojërave: Të ardhmen e shikoj këtu, ja ndikimi që do ketë inteligjenca artificiale në vendet e punës
Sociale

Një nga Ne/ Historia e Firdeus, 20-vjeçari që krijoi kompaninë e lojërave: Të ardhmen e shikoj këtu, ja ndikimi që do ketë inteligjenca artificiale në vendet e punës

• 25 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mosha nuk është pengesë kur pasioni, talenti dhe këmbëngulja ecin së bashku. Firdeus Kasaj, 20 vjeçari nga Tirana, ka hapur kompaninë e tij me fokus industrinë e lojërave. Me ekipin e tij sjell inovacion në zhvillimin e aplikacioneve.

“Unë personalisht kam provuar shumë teknologji të ndryshme, shumë profesione të ndryshme që kanë lidhje me programimin derisa kam arritur në një pikë që kam thënë:-“Kjo është gjëja ime, industria e lojëra”. Kam më shumë se 5 vite që punoj në këtë lloj industrie. E kam parë që kjo është industri shumë e re në Shqipëri, është shumë e paprekur dhe do doja të fokusohesha këtu”, tregon i riu për emisionin Një nga ne.

Që fëmijë, kompjuteri u bë loja e tij e preferuar.

Read more:Universiteti i Shkodrës prezanton prioritetet e reja, rektorja Dragusha thirrje maturantëve të regjistrohen

“Kujtimi më i bukur nga fëmijëria ime, në lidhje me kompjuterat ka qenë periudha kur punoja me tim atë në të njëjtin profesion. Në moshën 14 vjeçare kam pasur iniciativën dhe kam marrë pagesën time të parë. Me kalimin e kohës arrita të kaloj në kompani të ndryshme duke mësuar sesi ngrihet një kompani. Në moshën 16 vjeçare ngrita startup-in e parë, normalisht dështova, por nga gabimet mësova sesi të ngre kompaninë time të parë”, tregon Firdeus për fillimet e tij në këtë rrugëtim.

Mes të tjerash tregon për një platformë për të cilën ka një vit që punon, ku në thelb qendron përdorimi i Inteligjencës Artificiale.

Read more:UBT anëtarësohet në EURASHE, një prej organizatave më të rëndësishme evropiane të arsimit të lartë

“Quhet YUME, është një platformë për profesionistët, kompanitë që duan të lidhen me njeri-tjetrin dhe të gjejnë një vend punësimi, investitor apo të shesin një shërbim direkt nga aplikacioni. Përmes saj mund të shohin sesi dy AI komunikojnë me njeri-tjetrin dhe shesin produktin tënd ose të gjejnë një vend pune ty në një kompani tjetër. Është një mjet në ndihmë të burimeve njerëzore, jo formë për të zëvendësuar punonjësin. Me ardhjen e inteligjencës artificiale, shumë punë janë lehtësuar”, tregon i riu.

Sipas Firdeus Kasajt, të rinjtë nuk duhet ta shohin inteligjencën artificiale si një kërcënim që do t’u marrë vendin e punës, por si një mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të krijuar sipërmarrje të reja.

“Nëse marrim periudhën aktuale, me zhvillimin e inteligjencës artificiale, problemi kryesor që kanë të rinjtë është që dorëzohen. Ata mendojnë se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë dhe kemi parë shumë universitete që kanë humbur studentë sepse mendojnë se inteligjenca artificiale mund ta bëjë këtë gjë dhe nuk duan t’i futen fare. Nuk duhet të dorëzohen kurrë, por të marrin hapin e parë dhe për të ndërtuar diçka me ndihmën e AI. Mos ta shikojnë si sfidë zëvendësimin, por si mundësi për t’u rritur më shumë”, thotë Firdeus.

Read more:“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912/ Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

Është një nga ata të rinj që beson se suksesi mund të ndërtohet edhe në Shqipëri.

“Kam refuzuar shumë mundësi të ndryshme si për të vazhduar universitetin jashtë ose për të punuar jashtë Shqipërisë. Kam marrë shumë oferta të ndryshme, por kam menduar gjithmonë, në çdo çast, që dua të investoj këtu në Shqipëri dhe të mundohem që të sjell këtu inovacionin e huaj dhe të ndërtohet nga talentet shqiptare.

Read more:“Nga New York-u, Berlini, Parisi, Londra, Roma e gjithë bota me ju”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Diaspora dhe e gjithë Shqipëria të bashkohet, derisa ta rrëzojmë

Arsyeja pse kam vendosur që të investoj në vendin tim është sepse rinia këtu është shumë motivuese dhe shumë këmbëngulëse për të arritur qëllimet e tyre dhe unë jam gati çdo ditë duke kontribuar që këtë talent, këtë motivim, ta nxjerrim dhe ta tregojmë jashtë Shqipërisë. Bota mundëson projekte, grante që e ndihmojnë rininë shqiptare që të rritet nga këtu, por për projektet jashtë”, tregon për vendimin e tij.

Me një vizion afatgjatë, Firdeusi synon ta shndërrojë kompaninë e tij në një emër me ndikim global.

Read more:Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës! Bie pema, 3 të lënduar në Sarandë (EMRI + VIDEO)

“Të ardhmen time nëse do marrim një plan 5-10 vjeçar, ne synojmë që të jemi kompania e parë shqiptare që do të vendoset krah Facebook, Linkedin, Instagram. Normalisht ka shumë sfida, është shumë e vështirë dhe kërkon përkushtim, mund, djersë për të arritur aty ku duam. Suksesi më i madh nuk janë çmimet, nuk është as leku, por fryma europiane që ne si kompani kemi sjellë këtu në Shqipëri. “, përfundon Firdeus Kasaj.

Emisionin Një nga ne mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv

Lexo edhe
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Tags: #bota #Facebook #Femije #Firdeus Kasaj #Fokus #Inovacion #Instagram #Inteligjenca artificiale #nje nga ne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri
  • Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja
  • Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë
  • Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë!
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri
  • Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së
  • “Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Një ambient i posaçëm dhe miqësor për fëmijët është inauguruar pranë Zyrës Përmbarimore Pogradec, ku do të zhvillohen…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Shqipëria ka marrë certifikatën që konfirmon arritjen e objektivave europiane për kontrollin e hepatitit B përmes imunizimit. Dokumenti…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja

Kontrolli parlamentar mbi zbatimin e ligjit të turizmit ka nxjerrë në dritë vonesa të konsiderueshme administrative. Nga 14…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by