Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës! Bie pema, 3 të lënduar në Sarandë (EMRI + VIDEO)
Kronikë

Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës! Bie pema, 3 të lënduar në Sarandë (EMRI + VIDEO)

• 22 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga veri në jug, disa qytete të vendit u përfshinë nga reshje shiu dhe stuhi të fuqishme mbrëmjen e së martës. Një punonjës i OSHEE ndërroi jetë në Himarë teksa, sipas policisë, ishte në punë për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte pjesë e grupit të punës për sezonin, u dërgua në spital pa shenja jete. Ndërkohë, burime nga OSHEE sqarojnë për Shqiptarja.com se dyshohet se elektricisti është rrëzuar nga shtylla elektrike.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, i cili bën me dije se elektricisti shërbente në degën e Elbasanit që prej vitit 2000.

“Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit. Nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Read more:Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin, përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie elektrike! Rrufeja godet tufën e dhive, ngordhin të gjitha bagëtitë! Dëmtohet edhe bariu

Stuhia e furishme shkaktoi dëmet më të mëdha në qytetin bregdetar të Sarandës, ku disa persona mbetën të lënduar, ndërsa 3 prej tyre morën ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe pranë stadiumit. Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.

Stuhia rrëzoi pemë të shumta në bulevardin e Sarandës, si edhe shëtitoren e Ksamilit, të cilat janë hequr gjatë natës. Në Vlorë u rrëzuan pemë dhe u shkaktuan dëme në lokalet përgjatë Lungomares. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:24

‘Ushtroi detyrën me përkushtim deri në momentin e fundit’, Karakaçi reagon për elektricistin që humbi jetën në Himarë

Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar për elektricistin e OSHEE që humbi jetën ndërsa punonte në Himarë për rikthimin e energjisë. Teksa shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për familjarët, Karakaçi bën me dije se 54-vjeçari Bashkim Boçi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000.

Read more:Muzikë dhe shfaqje artistike/ Elbasani feston me tavën e dheut, krenarinë e gastronomisë

Në fund, ai nderon edhe punën e sakrificën e punonjësit të ndjerë që humbi jetën në shërbim.

Postimi i plotë:

“Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Read more:4 të plagosur nga atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori me maskë silikoni dhe paruke

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.

Read more:Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet

U prehtë në paqe”, shkruan Karakaçi.

Ora 09:02

Po punonte për lidhjen e energjisë pas stuhisë në Himarë, vdes elektricisti 54-vjeçar

1784703944_1781122212ambulance.JPG

Një elektricist 54-vjeçar që po punonte në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike pas stuhisë së furishme të një nate më parë, ka ndërruar jetë.

Bashkim Boçi, i cili banonte në Elbasan, ishte pjesë e grupeve të gatishmërisë për sezonin turistik. Sipas burimeve nga OSHEE, dyshohet se ai ka rënë nga shtylla elektrike.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.

Read more:Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Lexo edhe
Kronikë

Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar

Kronikë

Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit

Tags: #bashkim boci #Elbasan #elbasani #Enea Karakaçi #Facebook #grupi hetimor #moti i keq #sarande #stuhi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
  • Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit
  • Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë
  • Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai
  • Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
  • Qytetarët kundër muzeut hebraik në Vlorë, Rama sulmon protestuesit: Një grup delinkuentësh, kundër transformimit të qytetit
  • Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është zhvilluar me tensione mes protestuesve dhe…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit

Banorët e Rrjollit janë rikthyer në protestë kete e shtune, duke u mbledhur përpara kantierit ku po ndërtohet…

• 55 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte me armë me vete. I riu…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by