Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 4 të plagosur nga atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori me maskë silikoni dhe paruke
Kronikë

4 të plagosur nga atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori me maskë silikoni dhe paruke

• 21 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ELBASAN– Hetimet për atentatin në Elbasan mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari”, të njohur edhe si zona “Banesat”, kanë marrë tjetër rrjedhë. Blutë e Elbasanit po hetojnë një tjetër pistë, atë të mundësisë që autori të ketë ngatërruar shënjestër. Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, një personazh i njohur në botën e krimit. Ai ka qenë në të njëjtën bar-kafe në momentin kur autori i maskuar, siç sqarojnë burime për Report Tv, qëlloi me armë dhe plumbat kapën Armand Tomorricën dhe Renaldo Mancen. Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha, ndërsa burime për Report Tv flasin edhe për një tjetër klient të plagosur lehtë.

Nipi i Ot Kilës mësohet se ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me dy prej të plagosuve. Të pyetur nga grupi hetimor, të plagosurit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kanë deklaruar se nuk e njohin autorin dhe nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt. Ndërkohë, në pyetje është marrë edhe nipi i Ot Kilës, i cili po ashtu ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se nuk ka asnjë konflikt.

Read more:Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët

Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se autori ishte përgatitur me kujdes për të mos u identifikuar. Ai është filmuar nga kamerat në rrugë i maskuar me paruke me flokë të gjata dhe maskë silikoni, element ky qe tregon se atentati ishte i planifikuar. Pasi qëlloi me 6 plumba pistolete, u largua në këmbë nëpër rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar një efektivi që gjendej rastësisht në lokal dhe u vu në ndjekje të tij. Gjatë arratisjes autori hodhi armën e krimit, e cila është sekuestruar.

Read more:Policia hetim për “review” negative ndaj bizneseve/ Berisha: PD e dënon ashpër, cenon lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të kërkojmë hetim parlamentar

Kush është Ot Kila?

Ot Kila është një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal dhe i njohur si armik i Suel Çelës. Ai i ka shpëtuar të paktën 4 tentativave për ta eliminuar, përshirë edhe një atentati të porositur nga Suel Çela në vitin 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani. Arsyeja ishte sepse Oti ‘strehonte dhe mbante me bukë’ Talo Çelën. Por atentati dështoi dhe i plagosur mbeti vetë vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Edhe rivali tjetër i tij, Erion Alibej dyshohet se nga qelia porositi një atentat për ekzekutimin e Ot Kilës në vitin 2023, por që shpëtoi sërish.

Në vitin 2018 ai u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pasi autoritetet italiane e akuzonin për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Dy muaj pas arrestimit, Prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasuri në emër të tij dhe familjarëve me vlerë të deklaruar rreth 71 milionë lekë, përfshirë një godinë 5-katëshe, tokë, njësi shërbimi, shoqërinë “Kila Trans”, si edhe 39 automjete luksoze dhe 6 motomjete, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Më pas, Gjykata e Elbasanit e liroi nga paraburgimi duke caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Read more:Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në Barbullush pas një konflikti mes disa personave

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:59

Atentati në Elbasan, ‘Ot Kila’: Nipi im ka qenë aty rastësisht, nuk ka lidhje

Pas lajmeve se objektiv i sulmit dje në ka qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, ky i fundit e ka mohuar lajmin.

Read more:Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se npi i tij ka qenë aty rastësisht dhe nuk ka të bëjë fare me këtë rast.

Lexo edhe
Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Tags: #Aktiviteti #Armand Tomorrica #Armë #Arrestimit #Atentat #Automjete #Autoritetet italiane #Elbasan #elton kila #Renaldo Mance

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)
  • I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
  • Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!
  • Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
  • Skandali me mbrojtjen/ Blushi zbardh skemën e KAYO: Puç kushtetues me Ron Yeffet, 4 kompani private që zhvatin buxhetin pa kontroll të KLSH-së
  • Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Një konflikt në banesën e një gruaje në Rrogozhinë përfundoi me nxjerrjen e një kallashnikovi dhe kërcënime për…

• 40 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Ardian Muka, 56 vjeç, nga Gërdeci, u arrestua nga Policia e Vorës pasi kërcënoi me jetë kushëririn dhe…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by