Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Policia hetim për “review” negative ndaj bizneseve/ Berisha: PD e dënon ashpër, cenon lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të kërkojmë hetim parlamentar
Politikë

Policia hetim për “review” negative ndaj bizneseve/ Berisha: PD e dënon ashpër, cenon lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të kërkojmë hetim parlamentar

• 10 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokrarike Sali Berisha, në një deklaratë zyrtare ka reaguar për deklaratën e djeshme të Policisë së Shtetit se do të hetohen personat që lënë “revieë” negative tek bizneset që ata i konsiderojnë kundër protestës.

Read more:Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit

Berisha thotë se kjo vjen pasi kryeministri Rama është i tmerruar dhe prandaj ka urdhëruar policimin e qyetarëve.

Read more:“Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë

Po ashtu Berisha deklaron se PD dënon këtë fushatë pasi cenon lirinë e fjalës, mendimit dhe shprehjes. Po ashtu PD ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor.

Read more:Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Deklarata e PD

I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve.
Kësaj radhe, kjo nuk po bëhet vetëm për sulmet e tyre ndaj Edi Ramës për të cilat ai është betuar si hakmarrës primitiv se “ata që më vijnë mbrapa, do të më kenë prapa”, por edhe për përshtypjet dhe komentet negative ndaj bizneseve të afërta me qeverinë.
Partia Demokratike konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur përshtypjen e tij për çdo shërbim privat apo publik që merr dhe, në këtë kuadër, për klientin që ka marrë shërbimin nuk mund të ketë asnjë kufizim.
Sikurse, PD konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo.
Natyrisht, Partia Demokratike nuk pajtohet kurrë me përshtypje të rreme nga llogari false për shërbime që nuk janë marrë kurrë, të cilat synojnë të dëmtojnë konkurrencën e ndershme. Por, Partia Demokratike shpreh dyshimet e saj më serioze se këto përshtypje false negative janë akte të organizuara nga patronazhistët e qeverisë së tyre në funksion të qëllimeve të zeza represive censuriale të saja
Fakti që ky problem del pikërisht në kulmin e protestës rinore e qytetare, tregon qartë se:
1. Kjo fushatë gjoja kundër përshtypjesh të rreme negative është e organizuar nga narkoinstitucionet dhe patronazhistët për të sulmuar eksponentët dhe pjesëmarrësit e protestës;
2. Nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve;
3. Edi Rama ka si qëllim kryesor kontrollin e komenteve të qytetarëve kundër tij dhe qeverisë së tij;
4. Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi.
Prandaj, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë, mendimit dhe shprehjes, vendimin e Edi Ramës për kontrollin dhe policimin e rrjeteve sociale të qytetarëve, si dhe të statuseve e komenteve të tyre në këto rrjete.
Partia Demokratike do kerkojë komision hetimor parlamentar të kësaj veprimtarie antikushtetuese të narko-institucioneve të regjimit të Edi Ramës.

Read more:“Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta

Lexo edhe
Politikë

“Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…

Politikë

“Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…

Tags: #Atentat #Bizneset #Edi Rama #Komision #Partia Demokratike #Policia #rama #review

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…
  • “Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht
  • “Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…
  • “Koordinator i krimit me qeverinë”/ Agasi në pranga, Berisha: Kishte kontroll mbi të dhëna e shqiptarëve nëpërmjet AKSHI
Nga të njëjtat tag-e
  • “Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht
  • “Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…
  • Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari në Krujë (EMRI+VIDEO)
  • “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…

Kreu i PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat tha se Ergys Agasi, me zyrën e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Arrestim i negociuar?”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit digjital: Taulant Balla e takoi të dielën në Elbasan! Me porosi të Ramës…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur dyshime se arrestimi i Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by