Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2026/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para
Politikë

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2026/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

• 22 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë me korrektësi rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.
“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh ministrja.

Read more:Janevska: Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo klase dhe e jetës së përditshme të nxënësve

Ajo vuri në dukje se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.
“Të dashur maturantë, respektoni me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndiqni udhëzimet e administratorëve. Qetësia, përqendrimi dhe korrektësia janë elementët kyç për rezultate sa më të larta”, theksoi Kumbaro.

Read more:Matura Shtetërore 2026, aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen në datat 5-7 maj

Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit. Provimi i lëndëve me zgjedhje përmbyll procesin e testimeve kombëtare, rezultatet e të cilave do të shërbejnë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.
Më herët, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka deklaruar se këtë vit janë shtuar masat për mbarëvajtjen e procesit, si edhe penalitetet për maturantët që shkelin rregulloren dhe administratorët.

Lexo edhe
Politikë

“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

Politikë

“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës

Tags: #Matura shtetërore #Ministria e arsimit #ministrja e arsimit #Mirela Kumbaro #Para #Përqendrimi #Rrjete sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi
  • “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës
  • Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin
  • “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës
  • “S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
Nga të njëjtat tag-e
  • Ishte duke ecur, 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Laç! Shpëton mrekullisht (EMRI)
  • “S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
  • “S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë
  • Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • LIVE- 71 ditë qëndresë, revoltë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës: Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 12 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e qeveri teknike. Ne nuk shitemi”/ Aktivisti thirrje SPAK: 71 ditë në shesh. Hetoni Ramën, koka e korrupsionit. Faktet i keni 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Presidentit të…

• 14 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja e ftuar në Neës 24 ka deklaruar se shumë shpejt do të dorëzohet…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by