Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit: Rënie me 6 pikë krahasuar me një vit më parë, vlerësim pozitiv për furnizimin me energji
Ekonomi

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit: Rënie me 6 pikë krahasuar me një vit më parë, vlerësim pozitiv për furnizimin me energji

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sipas Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham) për vitin 2025, i sapopublikuar.

Sipas raportit, indeksi ka zbritur në 40.34 pikë nga 100 të mundshme, duke shënuar një rënie prej 6.13 pikësh krahasuar me vitin 2024, kur ishte në nivelin 46.47. Kjo është rënia më e fortë e regjistruar që nga fillimi i publikimit të indeksit në vitin 2012.

Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë përkeqësim renditen klima politike e brendshme, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia qeveritare dhe perceptimi i korrupsionit.

Në raport theksohet se disa tregues kanë shënuar nivelet më të ulëta historike në 14 vitet e fundit, duke sinjalizuar sipas AmCham një dobësim jo të izoluar, por të përhapur në disa dimensione të mjedisit të biznesit.

Read more:Ndryshimet klimatike, Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara! Koçiu: Duhet të jemi të bashkuar, përmbytjet e dimrit s’ndaluan në kufi për të kërkuar pasaportë

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Neritan Mullaj, deklaroi se situata përbën një sinjal alarmi për institucionet dhe klimën e investimeve në vend.

Sipas të dhënave, edhe perceptimi i përgjithshëm i anëtarëve të AmCham për klimën e biznesit ka rënë me 9.54 pikë, duke arritur në 37.02.

Bizneset kanë identifikuar si shqetësime kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale, mungesën e stafit të kualifikuar dhe korrupsionin.

Një nga problemet më të theksuara mbetet informaliteti, ku 73% e të anketuarve e konsiderojnë atë të lartë ose shumë të lartë. Në raport theksohet se masat kundër informalitetit nuk kanë prodhuar rezultate të qëndrueshme.

Read more:SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve

Nga treguesit e veçantë, rëniet më të forta janë regjistruar në klimën politike (-14.00 pikë), infrastrukturë (-12.29), performancën e ekonomisë (-11.44), burokracinë qeveritare (-9.54) dhe korrupsionin (-9.36).

Po ashtu, bizneset raportojnë përkeqësim të marrëdhënieve me institucionet publike, veçanërisht me pushtetin vendor, administratën tatimore, ministritë dhe doganat.

Megjithatë, i vetmi tregues që ka shënuar përmirësim është gjetja e stafit vendas të kualifikuar (+1.45 pikë), edhe pse mbetet ende një sfidë për bizneset.

Raporti vëren gjithashtu rënie të perceptimit për ekonominë dhe kërkesën e brendshme, ndërsa eksportet dhe furnizimi me energji paraqiten më të qëndrueshme.

Read more:Gjermania, Belgjika, Lituania, San Marino dhe Polonia në Eurovision – mbyllet gjysmëfinalja e parë

Për herë të parë, anketa ka përfshirë edhe vlerësimin e mjedisit digjital, ku rezultatet janë të përziera: infrastruktura digjitale vlerësohet pozitivisht nga 39.2% e bizneseve, ndërsa shërbimet e qeverisjes elektronike nga 30.1%.

Sipas AmCham, pritshmëritë për vitin 2026 mbeten pesimiste, pasi bizneset nuk presin përmirësim të ndjeshëm nga nivelet aktuale.

Anketa është zhvilluar online nga 30 mars deri më 16 prill 2026, me pjesëmarrjen e 208 bizneseve, prej të cilave 175 e kanë plotësuar plotësisht.

Lexo edhe
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Tags: #Bizneset #doganat #Klima #Kryesore #Performanca #Raporti #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
Nga të njëjtat tag-e
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 6 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

“Çfarë ndodh me një pasuri pasi sekuestrohet dhe kush paguan për ta përfunduar një objekt kur investitori ka…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Prodhimi i specave në Shqipëri është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë ushqimore. Vetëm pak ditë më…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta

Ekonomia shqiptare shfaq tendenca rritëse edhe në tremujorin e dytë të vitit, por motorët kontributivë nuk funksionojnë njëlloj.…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by