Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave
Kronikë

Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mosraportimi i një sulmi kibernetik, fshehja e të dhënave mbi infrastrukturat digjitale apo neglizhimi i masave të sigurisë mund t’u kushtojë operatorëve deri në 10 milionë lekë gjobë. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurinë kibernetike” i hedhur për konsultim publik, i cili ashpërson masat ndëshkuese dhe zgjeron kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Sipas draftit, gjobat për një sërë shkeljesh do të rriten deri në 10 herë krahasuar me legjislacionin aktual. Konkretisht, raportimi i pasaktë i infrastrukturave kritike ose mosdeklarimi i pikave të kontaktit do të ndëshkohet me gjoba nga 2 deri në 4 milionë lekë të reja, nga 200-400 mijë lekë që janë aktualisht.

Read more:Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Ndërkohë, operatorët që nuk zbatojnë masat korrigjuese të kërkuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apo nuk ndërmarrin veprime për bllokimin e kërcënimeve, rrezikojnë penalitete deri në 10 milionë lekë, ose më shumë se 100 mijë euro.

Projektligji sjell edhe detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme. Ata do të duhet të vetëdeklarojnë masat e sigurisë kibernetike që zbatojnë, si dhe të raportojnë në detaje mënyrën e hostimit dhe administrimit të sistemeve të tyre, përfshirë vendndodhjen fizike të infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud. Mosdorëzimi në afat i këtyre deklarimeve do të ndëshkohet me 5 milionë lekë gjobë (mbi 50 mijë euro), ndërsa deklarimet e pasakta me deri në 3 milionë lekë.

Read more:Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme

Një tjetër risi e rëndësishme është forcimi i rolit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. AKSK do të marrë kompetenca të reja, duke përfshirë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve vulnerabël në hapësirën kibernetike.

Për herë të parë, AKSK do të pajiset edhe me atributet e Policisë Gjyqësore për hetimin teknik të incidenteve kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ndërkohë, për të rritur kapacitetet parandaluese, do të krijohet Grupi Ndërinstitucional i Inteligjencës Kibernetike, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

Read more:Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”

Sipas relacionit shoqërues, ngritja dhe funksionimi i strukturave të reja, përfshirë CSIRT-et sektoriale, ekipe të përgjigjes ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike, do të ketë një kosto vjetore prej 350-450 milionë lekësh. Për vitin 2026, shpenzimet parashikohen në nivelin 120-150 milionë lekë dhe do të mbulohen nga buxhetet ekzistuese të institucioneve.

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #AKSK #euro #Gjoba #Kryesore #projektligji #qeveria #Shpenzimet #Siguria #sulmet kibernetike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 5 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 16 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by