Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ambasadori Denion Meidani në 25-vjetorin e Betejës së Haraçinës: Kujtesa historike është themeli i dinjitetit kombëtar! Liria nuk dhurohet
Politikë

Ambasadori Denion Meidani në 25-vjetorin e Betejës së Haraçinës: Kujtesa historike është themeli i dinjitetit kombëtar! Liria nuk dhurohet

• 25 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Betejës së Haraçinës dhe 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Haraçinës, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mbajti një fjalim ku vlerësoi sakrificën e dëshmorëve, kontributin e veteranëve dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Në praninë e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, drejtuesve vendorë dhe qytetarëve, Meidani u shpreh se këto dy përvjetorë përfaqësojnë një histori të vetme – atë të qëndresës, sakrificës dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Ai theksoi se institucionet dhe të drejtat e fituara nuk kanë ardhur rastësisht, por janë ndërtuar mbi përkushtimin dhe sakrificën e brezave që besuan në lirinë, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Ka momente në historinë e një kombi kur koha ndalet dhe historia shtron vetëm një pyetje: ‘Ku ishe ti kur kombi kishte nevojë për ty?’ Dhe historia e mban mend përgjigjen”, u shpreh ambasadori.

Ai nderoi dëshmorët dhe veteranët, si edhe familjet e tyre, duke theksuar se një popull që harron ata që sakrifikuan për të rrezikon të humbasë respektin për vetveten.

“Liria pa kujtesë shndërrohet në rehati pa dinjitet, ndërsa dinjiteti është pasuria më e madhe e një kombi”, deklaroi ai.

Fjala e plotë:

Të nderuar familjarë të dëshmorëve,

Të nderuar veteranë,

I nderuar Kryetar i Komunës,

Të nderuar qytetarë të Haraçinës,

Të dashur miq,

Sor jemi mbledhur për të nderuar një histori.

Read more:Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve

Një histori sakrifice.

Një histori qëndrese.

Një histori dinjiteti.

30 vite nga themelimi i Komunës së Haraçinës.

25 vite nga Beteja e Lavdishme e Haraçinës.

Dy data të ndryshme.

Por një histori e vetme.

Institucionet që kemi sot nuk lindën rastësisht.

Ato u ndërtuan mbi sakrificën e atyre që besuan se ky popull meritonte liri, dinjitet dhe barazi.

Ka momente në historinë e një kombi kur koha ndalet dhe historia shtron vetëm një pyetje:

Ku ishe ti kur kombi kishte nevojë për ty?

Read more:VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

Dhe historia e mban mend përgjigjen.

Kombet nuk ndërtohen në rehati.

Nuk ndërtohen në zyre të ngrohta.

Nuk ndërtohen në fjalë boshe.

Kombet ndërtohen në sakrificë.

Në net pa gjumë.

Në male të ftohta.

Një brez u ngrit kur ngritja kishte çmim.

Një brez e pa rrezikun në sy dhe nuk u tërhoq.

Një brez nuk pyeti nëse liria ishte e lehtë.

Pyeti vetëm nëse ishte e domosdoshme.

Ai brez u bë Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Zëri i një populli që refuzoi të jetonte i përkulur.

Që refuzoi ta pranonte nënshtrimin si fat.

Ka popuj që dorëzohen para historisë.

Dhe ka popuj që ngrihen mbi të.

Shqiptarët e Haraçinës zgjodhën të ngrihen.

Read more:Po kërkonte trupat e turistëve italianë të mbytur në Maldive, humb jetën tragjikisht zhytësi i kërkim-shpëtimit, kolegët e kuptuan kur nuk doli më në sipërfaqe

Dhe ne, sot, kujtojme me respekt ngritjen e tyre,

Kujtojmë dëshmorët.

Nderojmë veteranët.

Dhe përulemi para familjeve që mbajtën barrën më të rëndë të sakrificës.

Një popull që harron ata që sakrifikuan për të, fillon të humbasë respektin për vetveten.

Liria pa kujtesë shndërrohet në rehati pa dinjitet.

Dhe dinjiteti është pasuria më e madhe e një kombi.

Veteranët tanë përfaqësojnë shumë më shumë se një kapitull lufte.

Read more:LIVE – Reshjet intensive të shiut nuk zmbrapsin qytetarët! Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi: Nesër edhe më shumë!

Ata përfaqësojnë karakter.

Disiplinë.

Besnikëri.

Përgjegjësi.

Dhe bindjen se liria nuk dhurohet.

Ajo mbrohet.

Sot beteja ka ndryshuar formë.

Por përgjegjësia jo.

Sot beteja është për institucione që nuk përkulen.

Për barazi që nuk negociohet.

Për një identitet që nuk kërkon leje për të ekzistuar.

Për një gjuhë që nuk kërkon tolerim, por respektim.

Një komb nuk mbijeton vetëm me ligje dhe institucione.

Një komb ka nevojë për karakter.

Për njerëz që e njohin sakrificën.

Për njerëz që e kuptojnë se përgjegjësia nuk është privilegj, por detyrim.

Dhe pikërisht për këtë arsye, kombi ynë ka ende nevojë për ju.

Read more:Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen

Jo në llogore.

Por në betejat e përditshme për dinjitet, drejtësi dhe përgjegjësi.

Ka nevojë për shembullin tuaj.

Për karakterin tuaj.

Për kujtesën tuaj.

Sot Haraçina ka arsye të jetë krenare jo vetëm për të kaluarën e saj, por edhe për sukseset që vazhdon të japë.

Më lejoni të përgëzoj edhe Shkëndijën për suksesin historik dhe kualifikimin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ky sukses na kujton se kur ka vizion, disiplinë dhe punë të përbashkët, rezultatet nuk mungojnë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Betejës së Haraçinës.

Nderim veteranëve.

Urime 30-vjetorin e Komunës së Haraçinës.

Qoftë gjithmonë e begatë Haraçina,

simbol i qëndresës, dinjitetit dhe krenarisë shqiptare!

Lexo edhe
Politikë

79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës

Politikë

“Niko Peleshi, viktima e parë” – Berisha zbulon ‘Komisionin Balla’ brenda PS: Qeveritarët në panik, iu kontrollohen statuset për protestën

Tags: #Denion meidani #Detyrim #jetë #Kujtesa #Para #Rehati #shqiptaret #ushtria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës
  • “Niko Peleshi, viktima e parë” – Berisha zbulon ‘Komisionin Balla’ brenda PS: Qeveritarët në panik, iu kontrollohen statuset për protestën
  • “Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën
  • Lurë, dita e shtatë e betejës me zjarret/ Kryebashkiaku Spahiu: Do të punojmë deri në izolimin e plotë të vatrave
  • “Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Neomalsorja kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës
  • Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përmbysen automjeti e fadroma! Dyshohet për një të plagosur
  • “Niko Peleshi, viktima e parë” – Berisha zbulon ‘Komisionin Balla’ brenda PS: Qeveritarët në panik, iu kontrollohen statuset për protestën
  • Shqipëria do të ketë për herë të parë shërbimin e Geriatrisë, Sala nga Korça: Synojmë kujdes më të specializuar për të moshuarit
  • I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 35 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 16 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 15 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës

Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në News24, ka analizuar qëndresën 79-ditore të protestuesve në Shqipëri, duke zbërthyer faktorët…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Niko Peleshi, viktima e parë” – Berisha zbulon ‘Komisionin Balla’ brenda PS: Qeveritarët në panik, iu kontrollohen statuset për protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion mbi përfaqësuesit e saj lidhur…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion mbi përfaqësuesit e saj lidhur…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by