Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Toyota Yaris’/ Të akuzuar për korrupsion dhe ‘ushtrim të paligjshëm të ndikimit’, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj
Kronikë

‘Toyota Yaris’/ Të akuzuar për korrupsion dhe ‘ushtrim të paligjshëm të ndikimit’, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

• 25 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve, biznesmenit Astrit Vladi dhe ish-oficeres së BKH-së Eriona Daupaj, pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris‘.

Astrit Vladi akuzohet për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si edhe për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gjykata vendosi gjithashtu që çështja t’i kalojë për gjykim themeli një trupi gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, i cili do të përcaktohet përmes shortit. Sipas vendimit të shpallur nga GJKKO, kundër këtij vendimi nuk lejohet ankimim.

Read more:I akuzuar për tentativë vrasje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës

Kalimi i çështjes në gjykim nuk përbën vendim për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por nënkupton se gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për shqyrtimin e akuzave në procesin gjyqësor të themelit.

Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshmi, teksa hetimet treguan se nga dyshja në fjalë pati ndërhyrje për të lehtësuar pozitat ligjore të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim favorizimin e shtetasve Alfred Vladi etj.

Read more:VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim favorizimin e personave për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Disa kohë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, në korrik të vitit 2024, Aurel Zarka, i pandehur për të njëjtën dosje, ku u gjykua veçmas.

Zarka u dënua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështje penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, të hetuar në Tiranë, si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

Vendimi për lirimin e Zarkës u mor me arsyetimin se koha e paraburgimit ishte e barabartë me dënimin prej 2 vjetësh e 8 muajsh burgim, të dhënë ndaj këtij të pandehuri nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Dosja penale në ngarkim të Zarkës, ish-oficeres së policisë gjyqësore Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi u dërgua për gjykim në janar të vitit 2025.

Çështja ‘Toyota Yaris’ shkaktoi një ‘zhurmë’ të madhe në vitin 2019. Gati 3.5 milionë euro u zbuluan në Shqipëri, të fshehura në një makinë Toyota të blerë në Belgjikë. Një skandal që dyshohet se përfshinte qarqe kriminale dhe politike.

Read more:“Çështja e shekullit mblidhet në 15 faqe”/ Seancë në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Cakrani kërkon papërdorshmërinë e akteve: Provat u morën në paligjshmëri

Ndërkohë, çështja u nda për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë, që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje.

————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Astrit Vladi #BKH #Burg #Eriona Daupaj #euro #GJKKO #Gjykata #spak #Toyota Yaris

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 19 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin